12 April 2025, 19:31
Nga DOSJA

TIRANE - Kanë përfunduar të gjitha sfidat për javën e 34-t të Abissnet Superiores, ku u shënuan 8 gola dhe nuk kishte surpriza.
Vllaznia mori një fitore bindëse 3-0 në shtëpi përballë Dinamos, ku Qaro (26’), Dodaj (64’) dhe Balaj (86’ me penallti) ishin autorët e golave. Ndërkohë edhe Teuta mposhti minimalisht Laçin 1-0, duke marrë një triumf “jetik”, pasi Lloci (85’) u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Në ndeshjet e tjera, gjithashtu Elbasani fitoi 1-0 me Bylisin dhe Partizani me po të njëjtin rezultatin kundër Egnatias. Për verdheblutë shënoi Qose (24’), ndërsa të të kuqtë Keko (62’) realizoi me penallti.
Në duelin në Korçë, Skënderbeu dhe Tirana barazuan 1-1, fillimisht shënuan vendësit me Nasr (36’), ndërsa miqtë bardheblu të kryeqytetit barazuan me Ndrecën (53’), që realizoi nga një goditje dënimi.
Egnatia vazhdon të jetë në vendin e parë me 58 pikë, ndërsa Vllaznia i merr Dinamos vendin e dytë, teksa dy ekipet kanë nga 55 pikë. Ndërkohë vendi i katërt vazhdon të mbahet nga Partizani me 50 pikë.
Më poshtë vijnë Elbasani (49), Teuta (38) dhe Skënderbeu (37). Ndërsa në zonën e ftohtë nga vendi i 8-të në të fundit, janë Tirana (36), Bylis (36) dhe Laçi (33 pikë).
B.T (Dosja.al)
Sport
12 April 2025, 19:06
ANGLI - Ndeshja e 32-të e Premier Ligës pa një fitore të madhe në shtëpi për Manchester Cityn, i cili është ...
Sport
12 April 2025, 17:00
ANGLI - John Terry, Frank Lampard dhe José Mourinho dhanë një intervistë për 'The Telegraph' në të cilën ata kujtuan...
Sport
12 April 2025, 16:30
TURQI - Mes kampionatit, Kupës dhe Europa League, Victor Osimhen ka shënuar tashmë 29 gola në përvojën e tij te G...
Sport
12 April 2025, 16:00
SPANJE - FC Barcelona viziton Butarque sonte (21:00) me synimin për të shtuar një tjetër fitore kundër Leganés ...
Sport
12 April 2025, 15:30
ANGLI - Që nga blerja e tij në 2022 nga amerikani Todd Boehly, Chelsea ka qenë vazhdimisht në krye të lajmeve. Së pari, në ...
Sport
12 April 2025, 15:00
SPANJE - Një natë që të gjithë te Real Madrid po përpiqen ta harrojnë. Kur Vinicius protestoi publikisht kundër dh&eum...
Sport
12 April 2025, 14:30
ANGLI - Te Manchester City, e ardhmja tashmë po merr formë pa Kevin De Bruyne. Pas gati një dekade orkestrimi të lojës së mankun...
Sport
12 April 2025, 14:00
ITALI - Italia po njihet sërish me Igor Tudor. Pas një periudhe të komplikuar në stolin e Lazios, trajneri kroat u emërua të b&e...
Sport
12 April 2025, 13:30
SPANJE - Pavarësisht një sezoni mahnitës me Barçën, Raphinha nuk është imun ndaj largimit nga klubi këtë ver&eu...
Sport
12 April 2025, 13:00
SPANJE - Ndërsa sezoni po afrohet ngadalë drejt fundit, vëmendja tashmë po kthehet te lëvizjet e mëdha verore të Real Madri...