Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Superkupa e Kosovës/ Fundi i ndeshjes kthehet në një ring boksi! Shikojini pamjet…
Gjithçka nisi nga një përplasje mes Francisco Riveras dhe Lumbardh Dellovës. Por më pas fusha e stadiumi në Belek u kthyer në një ring boksi, ku u përfshinë edhe lojtarët e të dy pankinave.
21 January 2023, 22:26Nga DOSJA
TURQI - Ndeshja për Superkupën e Kosovës është zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin “Titanic Deluxe” në Belek të Turqisë. Përballë u vunë Ballkani, kampionia në fuqi e Kosovës dhe Llapi, fitues i Kupës së Kosovës.
Ndërkohë që në minutën e 62-të, Lumbardh Dellova shënoi 1-0, golin e vetëm të ndeshjes së fituar nga skuadra e Suharekës, e cila merioi edhe Superkupën e Kosovës. Ballkani, i drejtuar nga trajneri Ilir Daja, ka regjistruar një tjetër sukses historik, duke e fituar për herë të parë Superkupën e Kosovës.
Mirëpo, fundi i kësaj ndeshje ishte përplot me tension. Gjithçka nisi nga një përplasje mes Francisco Riveras dhe Lumbardh Dellovës. Pastaj u përfshinë edhe Alef Firmino e Lindon Emërllahu, teksa gjyqtari ndau edhe dy kartonë të kuq. Por gjithsesi, fusha e stadiumi në Belek u kthyer në një ring boksi, ku u përfshinë edhe lojtarët e të dy pankinave.