2 October 2024, 10:00
Nga DOSJA

SPANJE - Wojciech Szczesny po i afrohet Barcelonës. Mungon vetëm njoftimi zyrtar, por ish-portieri i Juventusit ishte në tribunë mbrëmjen e djeshme në Montjuic për të ndjekur ndeshjen e Blaugranëve ndaj Young Boys, e vlefshme për ditën e dytë të Champions League.
Hansi Flick ishte i kënaqur. Trajneri i Barcelonës kishte kërkuar në mënyrë specifike që të punësonte një portier me përvojë, për të përballuar sezonin aktual dhe marrëveshja me Szczesny tani është në pritje.
Por nga fjalët e lëshuara nga trajneri gjerman, polaku nuk do të ketë një vend të përhershëm të garantuar dhe do të duhet të luftojë me Iñaki Peña për ta marrë atë: “Zakonisht nuk flas për lojtarë që nuk janë pjesë e skuadrës, por unë mund të them se asnjë lojtar i Barçës nuk ka garanci për të qenë titullar”,- është përgjigjur Flick në pyetjen në lidhje me ardhjen e afërt të ish-lojtarit të Juventusit.
Gjithashtu duke zbuluar se ai kishte pasur tashmë një bisedë me të: "Po, kam folur me të, por nuk dua të them asgjë tjetër. Nëse ai nënshkruan për Barçën në ditët në vijim, mund të flasim për këtë më mirë në konferencën e radhës për shtyp”. Më poshtë është fotografia në X e Szczesnyt në stadium duke ndjekur Barcelonën…
B.T (Dosja.al)
Sport
2 October 2024, 09:30
ANGLI - Graham Potter është ende pa ekip, pasi u shkarkua nga Chelsea më 2 prill 2023. Ish-trajneri, i intervistuar nga Sky...
Sport
2 October 2024, 09:00
ANGLI - Bruno Fernandes në përballjen e Manchester United ndaj Tottenhamit u përjashtua nga gjyqtari i ndeshjes në minut&eu...
Sport
2 October 2024, 08:30
ANGLI - Unai Emery, trajneri i Aston Villas, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Bayern Munich...
Sport
2 October 2024, 08:00
GJERMANI - “UEFA MAFIA”. Qëndrim shumë i ashpër i tifozëve të Borussia Dortmundit ndaj UEFA-s, institucionit që...
Sport
2 October 2024, 07:30
GJERMANI - Milani del me zero pikë dhe shumë keqardhje nga përballja e Champions League kundër Bayer Leverkusen. Ajo q...
Sport
1 October 2024, 22:56
GJERMANI – Leverkuseni i merr 3 pikët Milanit në ndeshjet e dyta të fazes së grupeve të Champions League.
Gjermanët bë...
Sport
1 October 2024, 20:58
GJERMANI - Skuadra e Qazim Laçit, Sparta e Pragës, merr një tjetër rezultat befasues në Champions Leagua.
Pas triumfit bindës n...
Sport
1 October 2024, 18:08
EGJIPT - Mes shumë lojtarëve që mund të nënshkruajë si lojtar i lirë, është një emër veçanë...
Sport
1 October 2024, 17:52
TIRANE - Raportohet se një gjashtëshe gjyqtarësh shqiptarë do të vendosë drejtësi në Conference League, kompeticion q&...
Sport
1 October 2024, 17:29
SPANJE - Shqetësim maksimal te Atlético Madridi për Robin Le Normand. Mëngjesin e kësaj të hëne u mësua se ai nuk do...