LIVE UPDATES
Sport

Ish-talenti i Arsenalit, i cilësuar si “Thierry Henry i ri”, tani ka përfunduar në Kinë…

Një ish-lojtar i Arsenalit, që dikur u cilësua si ‘Thierry Henry i ri’, tani po jeton një jetë krejtësisht ndryshe, tetë vite pas largimit nga klubi.

14 February 2025, 12:14 Nga DOSJA

Ish-talenti i Arsenalit, i cilësuar si “Thierry Henry i ri”,

ANGLI - Shumë sulmues të Arsenalit janë përpjekur ta mbushin boshllëkun e lënë nga legjendari francez që kur ai u largua nga klubi në vitin 2007, me nivele të ndryshme suksesi.

Robin van Persie e trashëgoi rolin e Henryt si sulmuesi kryesor i Arsenalit dhe golat e tij i siguruan një transferim te Manchester United, por pasardhësit e tij kanë pasur fat të ndryshëm.

Pierre-Emerick Aubameyang ishte ndoshta më i suksesshmi, ndërsa Alexandre Lacazette u ble për një shumë të madhe nga Lyoni, por nuk ishte aq i efektshëm sa shpresonin tifozët e Arsenalit.

Aktualisht, opsionet e Arsenalit në sulm janë Kai Havertz dhe Gabriel Jesus, por të dy janë të dëmtuar dhe mund të humbin pjesën e mbetur të sezonit, me Jesus që tashmë është konfirmuar se ka dëmtuar ligamentin e gjurit (ACL).

Në vitin 2013, trajneri Arsène Wenger mendoi se kishte gjetur lojtarin që mund të merrte përsipër rolin e Henryt, por gjërat nuk shkuan siç pritej.

Në gusht të vitit 2013, Arsenali nënshkroi me sulmuesin Yaya Sanogo një kontratë afatgjatë, pasi ai kishte shënuar 10 gola në 13 ndeshje në Ligue 2 me Auxerre sezonin e kaluar. Sulmuesi i ri francez madje u nominua për çmimin ‘Golden Boy” 2013, dhe Wenger foli për të si një yll të së ardhmes.

Pas zyrtarizimit të transferimit të tij, trajneri francez deklaroi: “Ai ka treguar se ka potencial me paraqitjet e tij të fundit për Auxerre dhe gjithashtu për ekipin kombëtar U-20 të Francës. Po presim me padurim që Yaya t’i bashkohet skuadrës dhe të vazhdojë zhvillimin e tij premtues. Ai ka një të ardhme të madhe këtu, natyrisht”.

Sanogo debutoi me Arsenalin në gusht 2013 dhe luajti në disa ndeshje të rëndësishme për klubin, por nuk arriti të shënojë asnjë gol në 14 paraqitjet e tij të para. Iu desh deri në nëntor 2014 për të shënuar golin e tij të parë dhe të vetmin me Arsenalin, në një fitore 2-0 ndaj Borussia Dortmund në fazën e grupeve të Champions League.

Francezi luajti ndeshjen e tij të fundit për Arsenalin në janar 2015, kur u huazua te Crystal Palace. Ai shënoi një gol në FA Cup, por nuk arriti të gjejë rrjetën në asnjë nga 10 paraqitjet e tij në Premier League.

Pas periudhave të huazimit te Ajax dhe Charlton, Sanogo u lirua nga Arsenali në verën e vitit 2017. Ai më pas u rikthye në Francë për të nënshkruar me Toulouse në Ligue 1, ku pati një sezon të parë të mirë me 9 gola në të gjitha garat.

Megjithatë, nuk arriti të përsëriste suksesin në dy sezonet e ardhshme, përpara se të kalonte në një periudhë të shkurtër e të pasuksesshme te Huddersfield Town në sezonin 2020/21.

Ish-talenti i Arsenalit, i cilësuar si “Thierry Henry i ri”,

Karriera e Sanogos që nga ajo kohë ka qenë vërtet e pazakontë

Në vitin 2023, pas 18 muajsh pa klub, ai nënshkroi me Urartu në kampionatin armen. Ai shënoi dy gola në debutimin e tij, por më pas u dëmtua në ndeshjen e dytë dhe mungoi për dy muaj.

Gjithsesi, Sanogo arriti të fitojë titullin kampion të Armenisë me Urartu, edhe pse nuk luajti mjaftueshëm për të marrë një medalje. Më vonë ai u aktivizua nga stoli në finalen e Superkupës së Armenisë kundër Shirak, por skuadra e tij doli e mundur.

Gjatë sezonit 2023/24, ai shënoi katër gola për Urartu përpara se të largohej për t’u bashkuar me Qingdao Red Lions në ligën e dytë kineze. Në një deklaratë pas largimit të tij, Urartu shkroi: “E falënderojmë Yaya Sanogon për punën e tij të përkushtuar dhe i urojmë suksese në karrierën e tij të ardhshme.”

Qingdao po lufton për mbijetesë këtë sezon, por Sanogo ka arritur të shënojë gjashtë gola në 19 paraqitje për klubin. Mediat kineze, përfshirë CGTN, publikuan një video të shkurtër për kohën e Sanogos në klubin e ligës së dytë kineze.

Duke folur për transferimin e tij në Kinë, Sanogo tha: “Nuk kisha qenë kurrë në Kinë më parë dhe nuk dija çfarë të prisja. Kur erdhi kjo ofertë, thashë ‘OK’. Kisha qenë në Azi në 2009 për një turne dhe ishte një përvojë e shkëlqyer. Më kujtohet se më pëlqeu shumë. Kështu që mendova: ‘Pse të mos shkoj në Kinë?’ Ishte një vendim i lehtë.”

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa