4 February 2025, 15:41
Nga DOSJA
ZVICER - Tashmë është zyrtare! Komitetit Ekzekutiv i UEFA-s i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027.
Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit.
Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar.
Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit
Federata Shqiptare e Futbollit mirëpret vendimin e sotëm të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s që i jep të drejtën Shqipërisë të jetë një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027.
Ky turne, i cili do të zhvillohet në qershor të vitit 2027, do të përfshijë 16 skuadra që përfaqësojnë talentet më të spikatura të futbollit të moshave në Europë, mes tyre edhe lojtarë që tashmë aktivizohen në ligat më të mira të kontinentit. Si një nga vendet pritëse, Shqipëria do të ketë për herë të parë mundësinë që të përfaqësohet me brezin e saj të ri të futbollistëve U-21 në një turne madhor ndërkombëtar.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, deklaroi: “Ky është një vendim shumë i rëndësishëm nga UEFA, sepse Kampionati Europian U-21 i vitit 2027 do të jetë më shumë sesa një turne futbolli. Ai do të shërbejë si një katalizator për të thyer barriera, për të forcuar mirëkuptimin e ndërsjellë dhe për të krijuar një të ardhme më pozitive për popujt e Shqipërisë dhe Serbisë. Ky turne do të tregojë gjithashtu se çfarë mund të arrihet kur njerëzit bashkohen rreth një objektivi të përbashkët, të frymëzuar nga fuqia e futbollit”.
Presidenti Duka shtoi: “Ky do të jetë eventi më i madh sportiv në historinë e Shqipërisë. Prandaj, ai na jep mundësinë që, me mbështetjen e UEFA-s, të modernizojmë stadiumet dhe infrastrukturën e futbollit në të gjithë vendin. Gjithashtu, ky organizim do të krijojë një trashëgimi të qëndrueshme për të frymëzuar brezat e ardhshëm të lojtarëve, vullnetarëve dhe tifozëve në të dyja vendet”.
Dy vendet organizatore do të mirëpresin secila nga tetë skuadra pjesëmarrëse, ndërsa ekipet do të luajnë në vendin e tyre pritës deri në finalen e madhe, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.
Ky stadium, me një kapacitet prej 22,000 spektatorësh, ka pritur finalen e UEFA Europa Conference League në vitin 2022. Ndërkohë, ndeshjet e tjera të Kampionatit Europian U-21 të vitit 2027 që do të zhvillohen në Shqipëri, do të luhen në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, “Elbasan Arena” në Elbasan dhe “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.
B.T (Dosja.al)
Sport
4 February 2025, 15:23
ITALI - Meksikani Santiago Giménez, nënshkrimi i ri i Milanit, tha të martën në prezantimin e tij zyrtar se klubi kuqqezi "ë...
Sport
4 February 2025, 15:00
ITALI - Milani nuk kishte nevojë për praninë e Adriano Gallianit dhe Silvio Berlusconit për të përjetuar një fund t&eu...
Sport
4 February 2025, 12:12
SPANJE - Real Madridi ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen e nesërme, të mërkurën, kundër Leganés (21:00), ...
Sport
4 February 2025, 11:54
SHBA - Floyd Mayweather ka lindur më 24 shkurt 1977. Kanë mbetur edhe 20 ditë deri në ditëlindjen e tij të 48-të&...
Sport
4 February 2025, 11:32
ANGLI - Kamerat e Sky Sports kapën një tifoz të Chelseat duke nuhatur mbathjet që Enzo Fernández hodhi në tribunë pas nde...
Sport
4 February 2025, 11:00
SPANJE - Shqipëria është një vend malesh dhe borë. Por pa asnjë peshë në skijimin alpin. Shenja e tij mezi e...
Sport
4 February 2025, 11:00
PORTUGALI - Sulmuesi Andrea Belotti, 31 vjeç, pasi është larguar nga Como, ishte i lumtur që nënshkroi për Benfican dhe, pavar...
Sport
4 February 2025, 10:30
ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo ka folur edhe për rivalitetin e tij historik me Lionel Messin. Gjatë një interviste të gjatë, ylli...
Sport
4 February 2025, 10:00
TIRANE - Kampionati i Superiores mbylli të shtunën javën e 23-të. Në mesjavë, duke filluar nga e mërkura, FSHF ka programua...
Sport
4 February 2025, 09:30
ANGLI - Pas një telenovele të gjatë ditët e fundit, sulmuesi francez Mathys Tel, i bashkohet zyrtarisht Tottenhamit.
Klubi londinez ...