16 August 2023, 22:47
Nga DOSJA
ITALI - Charles De Ketelaere ishte protagonisti i madh i mesit të gushtit për transferimin e tij tek Atalanta. Pas kryerjes së testeve mjekësore në Milano, përfunduan tratativa me blerjen e belgut: njoftimi zyrtar për mbërritjen e tij në skuadrën e Gasperinit mbërriti pak pas orës 19:00. Ish-mesfushori sulmues i Bruges largohet nga Milani pas vetëm një sezoni zhgënjyes: ai zero gola dhe shumë kritika që e kanë çuar efektivisht jashtë projektit të Piolit.
“Atalanta njofton se ka fituar në mënyrë të përkohshme nga AC Milan - me opsionin për blerjen përfundimtare - të drejtën e performancës sportive të futbollistit Charles De Ketelaere, i cili ka zgjedhur 17 si numrin e fanellës së tij,” – shkruan Atalanta në njoftimin e saj. Më pas në njoftim thuhet: “Atalanta i jep një mirëseardhje të ngrohtë Charles, duke i uruar atij më të mirat – personale dhe si ekip – në fanellën Zikaltër”.
Atalanta, e cila kishte tentuar të nënshkruante De Ketelaere sezonin e kaluar, kapërceu konkurrencën nga klube si Lens, Real Sociedad dhe PSV: Milani do të mbledhë menjëherë 3 milionë euro për huazimin. Atalanta do të ketë mundësinë ta shpengojë atë, në qershor 2024, për një shumë të barabartë me 26 milionë euro (plus 4 në bonus). Gjithashtu duhet shtuar një përqindje në favor të Milanit në rast të rishitjes në të ardhmen. Marrëveshja mes dy klubeve ishte e menjëhershme, por situata mes rrethit të lojtarit dhe lojtarëve nga Bergamo ishte ndryshe: nevojiteshin disa takime për të finalizuar detajet mbi pagën dhe komisionet.
Për De Ketelaere një kontratë katërvjeçare me 2.5 milionë në sezon me opsion për një vit shtesë. Me përjashtim të surprizave, mbrëmjen e së enjtes, De Ketelaere do të jetë i pranishëm në seancën e përbashkët stërvitore të ekipit të parë të Gasperinit me skuadrën Un 23 të Modestos në stadiumin Gewiss në Bergamo në orën 18:00.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 August 2023, 22:26
GREQI - Superkupa e Europës mes kampiones së Champions League Manchester City dhe fitueses së Europa League Sevilla luhet më Athinë pas...
Sport
16 August 2023, 22:02
GREQI - Superkupa e Europës mes kampiones së Champions League Manchester City dhe fitueses së Europa League Sevilla luhet më Athinë pas...
Sport
16 August 2023, 20:59
ISHUJT FAROE - 31-vjeçari Árni Frederiksberg është aktualisht golashënuesi më i mirë i UEFA Champions Le...
Sport
16 August 2023, 20:31
GJERMANI - Bayern, pas blerjes së Harry Kane është fokusuar plotësisht në kërkim të një portieri. Në muaj...
Sport
16 August 2023, 20:17
GJERMANI - Jude Bellingham u largua nga Gjermania dhe u transferua në Spanjë. Mesfushori anglez 20-vjeçar tashmë mban fanelën e...
Sport
16 August 2023, 19:06
SPANJE - Tendenca të “arratisjes” nga Ansu Fati! Sipas raportimeve spanjole, anësori i ri ‘blaugrana’ ësht...
Sport
16 August 2023, 18:51
ANGLI - Manchester United e ka vënë në “peshore” çështjen e Mason Greenwood që nga shkurti, k...
Sport
16 August 2023, 18:08
ITALI - Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Zlatan Ibrahimovic hoqi dorë nga futbolli dhe filloi peshkimin.
Futbollisti suede...
Sport
16 August 2023, 17:51
GREQI - Numërimi mbrapsht për finalen e Superkupës UEFA mes Manchester City dhe Sevilla, ndeshje që do të luhet n...
Sport
16 August 2023, 17:37
SHBA - Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka arritur një tjetër fitore 4-1 me skuadrën e tij në transfe...