18 November 2024, 22:30
Nga DOSJA
TIRANE - Trajneri i Ukrainës, Sergei Rebrov, është shfaqur sot para mediave në stadiumin “Air Albania” për të komentuar gjendjen e ekipit të tij para sfidës ndaj Shqipërisë.
Rebrov mendon se ka një ekip me të ardhme, por të cilit i duhet stabilitet. “Ne kemi një ekip shumë të ri. Në Europian kishim ekipin më të ri, tani edhe më të ri se më parë. Lojtarët e rinj, edhe nëse janë liderë, nuk janë stabël. E rëndësishme për lojtarin që do të jetë një lider, është të tregojë lojë stabël në klub dhe ekipin kombëtar. Mendoj se për momentin kemi ekip të mirë, miks të mirë, balancë me të rinj dhe me eksperiencë. Ky ekip ka të ardhme.
Por unë u them gjithmonë lojtarëve që futbolli është për sot, se sido ke luajtur dje apo luajtur në klub, duhet të vish në fushë dhe tregosh maksimumin në ekipin kombëtar. Ne këtë nivel, luajmë me më të mirët e çdo vendi. Nesër luajmë ndaj Shqipërisë, 99% e lojtarëve të saj luajnë në Europë, shumica e tyre në ligat më të mëdha”, tha ndër të tjera Rebrov para mediave.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 November 2024, 18:37
ARABIA SAUDITE - Kur njerëzit flasin për një largim të mundshëm të Neymar nga Al Hilal, vjen lajmi se Neymar...
Sport
18 November 2024, 18:21
ANGLI - Trajneri i Swindon Town, Ian Holloway, pati një qasje kurioze kur u pyet, ditët e fundit, për situatën aktuale të skuadrës...
Sport
18 November 2024, 18:08
ANGLI - Federata e Futbollit (FA), që menaxhon futbollin në Angli, zyrtarizoi këtë të hënë pezullimin me 7 ndeshje për...
Sport
18 November 2024, 17:36
FRANCE - Pas shumë kthesash dhe kthesash, se ndeshje për Trofeun e Kampionëve 2024 (Superkupa e Francës), e planifikuar fillimisht për ...
Sport
18 November 2024, 17:19
HOLANDE - Ndërsa Holanda tashmë është kualifikuar në çerekfinale të Nations League, pas suksesit të tyre të...
Sport
18 November 2024, 17:16
TIRANE - Shqipëria luan ndeshjen e saj të fundit në Ligën e Kombeve me Ukrainën në “Arenën Kombëtare”, aty k...
Sport
18 November 2024, 17:15
TIRANE - Shqipëria luan ndeshjen e fundit dhe ndoshta më të rëndësishmen në Ligën e Kombeve mbrëmjen e së martë...
Sport
18 November 2024, 17:13
KROACI - Luka Modric, i pranishëm në një konferencë për shtyp në prag të përballjes kundër Portugalisë, e cila...
Sport
18 November 2024, 16:22
GJERMANI - Autori i golit hapës për Gjermaninë në suksesin e qartë ndaj Bosnje-Hercegovinës të shtunën (7-0), ...
Sport
18 November 2024, 15:40
FRANCE - Marcel Desailly është njohur si babai biologjik i një vajze 10-vjeçare. Siç raportohet nga Le Parisien, kampioni...