16 September 2024, 10:45
Nga DOSJA

ELBASAN - AF Elbasani të hënën luan ndeshjen e javës së 5-të të Abissnet Superiores. Do të ketë një ndeshje të rëndësishme, bëhet fjalë për transfertën me Tiranën, ndërsa trajneri i verdhebluve, Robert Bordin, një ditë përpara kësaj sfide ka folur për gjendjen aktuale të grupit.
“Situata është e mirë. Kemi rikuperuar të gjitha energjitë pas ndeshjes me Laçin. Ata që kanë luajtur gjithë ndeshjen dhe kanë shpenzuar më tepër energji kanë bërë stërvitje ndryshe. Dhe këto dy ditë kemi bërë përgatitjen për ndeshjen e radhës".
Por a do të ishte i kënaqur Bordin me një barazim në transfertën e vështirë të kryeqytetit? Italiani kërkon të mos bëjë llogari pikësh, ndaj dhe deklaron:
"Ne do të shkojmë ta luajmë ndeshjen në mënyrën tonë, pa bërë llogari. Do të jetë gabim të bëjmë llogari. E dimë që është një ndeshje e rëndësishme për ne dhe për klubin dhe mbi të gjitha shumë e ndjerë nga ana e tifozerisë. Kështu që do të jetë një ndeshje e vështirë dhe me intensitet të lartë. Por jemi gati që të përballemi në të tilla kushte"
Elbasani ka një veçori, në katër javë kanë shënuar gjashtë lojtarë të ndryshëm. Pra mungon një golashënues.
"Padiskutim që është një shenjë e mirë që shënojnë të gjithë. Por është e vështirë që pas katër javësh të kesh një golashënues, sepse është disi herët. Gjëja e rëndësishme është se në krijojmë shumë raste, por duhet të jemi më konkretë.”
E duke shpresuar që grupi, apo skuadra të arrijë ku Bordin kërkon, ndonëse është i bindur se i duhet dhënë kohë, AF Elbasani shpreson që të vazhdojë të marrë pikë edhe ndaj Tiranës të hënën në Air Albania.
B.T (Dosja.al)
Sport
16 September 2024, 10:30
FRANCE - Kjo është marrëveshja që askush nuk e pa të vinte dhe që ka tronditur edhe më shumë procesin e mercatos, ve&c...
Sport
16 September 2024, 10:15
ANGLI - I ashtuquajturi "gjyqi i shekullit" i Premier League fillon kundër Manchester Cityt për 115 shkelje...
Sport
16 September 2024, 10:00
ANGLI - Në një derbi të Londrës që pati plot emocione, goli i vetëm i Gabriel Magalhães, në minutën e 64-të...
Sport
16 September 2024, 09:30
TURQI - Tre fitore radhazi për Fenerbahçen e José Mourinhos në Ligën Turke. Këtë të dielë, skuadra e drejtuar...
Sport
16 September 2024, 09:00
GJERMANI - Një aksident në qarkun rrugor Frohburg Dreieck, në Gjermani, ishte fatal për Luca Salvadorin. Piloti tridhjetë e dy v...
Sport
16 September 2024, 08:30
ARABIA SAUDITE - Që nga fillimi i sezonit, Karim Benzema duket i vendosur të kthejë faqen e sezonit të kaluar nën urdhrat e Marcelo G...
Sport
16 September 2024, 08:00
ITALI - Kundër Monzas, Interit i mungonte aftësia për të fituar kundër një skuadre që ishte brenda mundësive të s...
Sport
16 September 2024, 07:30
SPANJE - Barcelona mposhti Gironën këtë të dielë dhe arriti fitoren e pestë radhazi në pesë ndeshje në La Liga.
...
Sport
15 September 2024, 21:47
DURRES - Ishte një sfidë e luftuar fort deri në fund dhe këtë e tregoi edhe momenti i golit të fitores, që u regjistrua n&e...
Sport
15 September 2024, 19:18
AZERBAJXHAN - Fitorja e dytë në Kampionatin Botëror për Oscar Piastri, i cili u ngjit në vendin më të lartë të po...