7 April 2023, 00:10
Nga DOSJA
ARGJENTINE - Lionel Scaloni ishte ylli i shortit të fundit për Ligën e Kampionëve në futsal në të cilin mori pjesë si mysafir dhe nuk deshi të humbiste rastin të fliste për marrëdhëniet mes dy formave të futbollit.
“Më duket një sport spektakolar, i lidhur drejtpërdrejt me futbollin njëmbëdhjetëshe dhe profesionist. Kemi nxjerrë shumë konkluzione, gjithnjë e më shumë përdoret për të bërë epërsi me portierin si në futsal, luhet shumë 1 vs. 1”, ka komentuar trajneri kampion bote në Katar.
Trajneri argjentinas nuk ka dashur ta lë me kaq çështjen e futsallit dhe ka insistuar në rëndësinë e tij në futboll, "futsal-i është thelbësor, po të isha pesë vjeç do të filloja në futsal. Mendoj se është thelbësore për teknikën, që ata të ecin përpara. Duke prekur topin kaq herë, do të duhej të ishte kështu dhe të gjithë do të ndiqnin atë shembull. Të gjithë do të dilnin me teknikë më të mirë dhe loja do të kuptohej më shumë", shtoi trajneri.
Dhe ai gjithashtu nuk donte të harronte Messin dhe fillimet e tij në këtë sport, "disa nga Kombëtarja filluan në futsal, mesfushorët. Shumë filluan në lagjet e Buenos Aires dhe në të gjithë vendin. Nëse më duhet të zgjedh një, tashmë e dini se me cilin do të qëndroja dhe ai luan mirë çdo sport...”, përfundoi Lionel Scaloni.
B.T (Dosja.al)
Sport
6 April 2023, 22:54
SPANJE - Golashënuesi i famshëm Robert Lewandowski hapi zemrën dhe foli për momentet më të vështira të jet&eum...
Sport
6 April 2023, 22:47
PANAMA - Gjatë ndeshjes mes Atlético Chiriqui dhe Universitario në stadiumin San Cristóbal, pati disa minuta ankth për shkak t...
Sport
6 April 2023, 22:42
SPANJE - Mbrëmë, disa persona me kapuç kanë tentuar të hyjnë në shtëpinë e Lionel Messit (lojtar i Paris Saint-Ge...
Sport
6 April 2023, 22:10
SPANJE - 20 sezone në Formula 1, pilotin që ka luajtur më shumë sezone në historinë e 'Cirkut të Madh'. Në k...
Sport
6 April 2023, 22:06
KILI - Chilan është një qytet i vogël me 180,000 banorë në qendër të Kilit, atje ndodhet edhe “shtëpia”...
Sport
6 April 2023, 21:21
SPANJE - Joan Laporta i ka dërguar letra FIFA-s dhe UEFA-s për të kërkuar durimin e tyre me “rastin Negr...
Sport
6 April 2023, 20:59
HOLANDE - Incidentet që ndodhën në stadiumin De Kuip në Roterdam gjatë gjysmëfinales së Kupës së Holandës me...
Sport
6 April 2023, 19:57
ITALI - Antonio Cassano nuk e ka fshehur faktin se nuk është i dashuruar me José Mourinhon dhe këtë e dëshmoi sër...
Sport
6 April 2023, 19:15
ITALI - Ajo që ndodhi me Paulo Dybala, me ardhjen e tij në kryeqytetin italian, është diçka e bujshme, argjentinasi ka riku...
Sport
6 April 2023, 19:12
SPANJE - “Ne kujdesemi shumë për shëndetin fizik të futbollistëve dhe bëjmë çdo ushtrim të mundsh...