9 September 2026, 14:53
Nga DOSJA

TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka zhvilluar gjatë javës së kaluar një tur në disa vende të Europës, në kuadër të punës përgatitore për sfidat e edicionit të ri të UEFA Nations League.
Tekniku italian ka ndjekur nga afër disa prej ndeshjeve të klubeve ku aktivizohen futbollistë të Kombëtares shqiptare, me fokus të veçantë te lojtarët që nuk kanë qenë në dispozicion për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izraelit dhe Luksemburgut.
Gjatë këtij turi, Maran ka monitoruar paraqitjet e futbollistëve kuqezi në Turqi, si edhe në vendet e Europës Veriore, duke pasur mundësinë të takohet nga afër me disa prej tyre dhe të diskutojë mbi formën e tyre, gjendjen fizike dhe ecurinë në klubet përkatëse.
Vëzhgimi i lojtarëve në aksion me klubet e tyre është pjesë e punës së stafit teknik për të pasur një panoramë sa më të plotë të futbollistëve që mund të jenë pjesë e Kombëtares në sfidat e ardhshme.
Në javët e fundit, trajneri Maran dhe stafi i tij kanë vijuar një punë intensive monitorimi dhe analize të lojtarëve që bëjnë pjesë në listën e gjerë të Kombëtares. Vëmendja është përqendruar te forma aktuale e secilit futbollist, aktivizimi i tyre në klubet respektive dhe mundësitë që ata mund t’i ofrojnë skuadrës kuqezi.
Kjo periudhë pune do të shërbejë për të finalizuar listën e futbollistëve që do të grumbullohen për ndeshjet e para të UEFA Nations League, teksa Kombëtarja shqiptare përgatitet për një tjetër edicion ndërkombëtar.

Shqipëria do ta nisë aventurën e re në UEFA Nations League më 26 shtator, në “Air Albania”, ndaj Bjellorusisë. Vetëm tri ditë më vonë, më 29 shtator, kuqezinjtë do të luajnë në transfertë ndaj San Marinos.
Sfida e tretë do të zhvillohet më 3 tetor në transfertë ndaj Finlandës, ndërsa më 6 tetor Shqipëria do të rikthehet në shtëpi për përballjen e dytë ndaj San Marinos.
Me përgatitjet që tashmë kanë hyrë në një fazë intensive, stafi teknik po vijon të ndjekë nga afër të gjithë lojtarët në dispozicion, me synimin për të ndërtuar grupin më të mirë të mundshëm për sfidat e Nations League.
B.T (Dosja.al)
Sport
9 September 2026, 14:30
Erling Haaland i Man.City feston shënimin e golit të parë të ekipit të tij me Enzo Fernandez gjatë ndeshjes ndaj Portos
ANGLI...
Sport
9 September 2026, 14:00
SPANJE - Mbappétë lanë shpejt gjurmë për klubet e tyre në Ligën e Kampionëve të martën… Vëllai...
Sport
9 September 2026, 13:30
FRANCE - Matvei Safonov, portieri rus i Paris Saint-Germain, ka folur në një intervistë të gjatë në frëngjisht për "Le...
Sport
9 September 2026, 13:00
Robin Raikkonen, me nënën e tij, Kimin, dhe Laurent Mekies të Red Bull
AUSTRI - Red Bull ka njoftuar zyrtarisht lajmin që po zient...
Sport
9 September 2026, 12:30
FRANCE - Pengesa e parë për një kandidaturë të mundshme për Al-Khelaïfi qëndron në qëndrimin e vetë Kat...
Sport
9 September 2026, 12:00
SPANJE - Leo Messi është në rrugën e duhur për të blerë një klub të dytë spanjol.
Tashmë pronar i UE C...
Sport
9 September 2026, 11:30
TIRANE - Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Federata Shqiptare e Futbollit ka dhuruar materiale shkollore për fëmijët e Fs...
Sport
9 September 2026, 11:00
Yaya Touré gjatë ndeshjes së kampionatit sllovak
FRANCE - Yaya Touré, trajneri i Slovan Bratislava, një pionier, do të p...
Sport
9 September 2026, 10:30
ITALI - Pas Scott McTominay, i cili iu nënshtrua me sukses një operacioni në zemër dje, edhe Jakub Piotrowski do t'i nënshtrohet...
Sport
9 September 2026, 10:00
ITALI - Dje ishte dita e operacionit në zemër për Scott McTominay. Mesfushori skocez i Napolit iu nënshtrua një procedure a...