1 November 2024, 12:00
Nga DOSJA

SHBA - LeBron James tashmë e ka të qartë se për kë do të votojë në zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara, që do të mbahen të martën e ardhshme, më 5 nëntor.
‘Mbreti’ u tregua shumë i fortë në një mesazh të publikuar në profilin e tij X, të postuar së bashku me një video kundër komenteve raciste të Donald Trump në fjalimet e tij.
“Për çfarë po flasim këtu? Kur mendoj për fëmijët dhe familjen time dhe si do të rriten, zgjedhja është e qartë për mua. VOTO KAMALA HARRIS!!!!”,- botoi ‘Mbreti’ i koshit.
LeBron ka treguar gjithmonë mbështetjen e tij për kandidatët e Partisë Demokratike, siç ka ndodhur në të kaluarën me Barack Obamën, apo Joe Biden, edhe pse ylli i Lakers ka gjithashtu një mospëlqim të veçantë për Trump.
Shigjetat kanë qenë reciproke, sepse, siç raportohet nga disa media amerikane, Trump është shprehur se LeBron ishte budalla, në një rast kur ‘The King’ u intervistua nga Don Lemon, një gazetar i famshëm dashamirës i Partisë Demokratike.
“LeBron James u intervistua nga njeriu më budalla në televizion, Don Lemon. Ai e bëri LeBron të dukej i zgjuar, gjë që nuk është e lehtë për t'u bërë," postoi Trump.
Ekziston një qëndrim i gjerë kundër kandidatit republikan në NBA për qëndrimet e tij fyese kundër komunitetit të zi deri në atë pikë sa, gjatë mandatit të Donald Trump (2016-2020), asnjë nga kampionët e ligës më të mirë në botë nuk iu përmbajt traditës së vizitës në Shtëpinë e Bardhë.
B.T (Dosja.al)
Sport
1 November 2024, 11:30
SPANJE - Marrëveshja e shumëpërfolur financiare me Nike, u pretendua se do të përmirësonte menjëherë mungesën e b...
Sport
1 November 2024, 11:00
FRANCE - Bëhej e ditur se marrëdhënia e Kylian Mbappe me drejtuesit e Paris Saint-Germain u acarua, pas vendimit të ti...
Sport
1 November 2024, 10:45
TIRANE - Java e 11-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll pasditen e djeshme me dy sfidat e fundit, Dinamo City - Bylis, që u mby...
Sport
1 November 2024, 10:30
ANGLI - Mançester Junajtid më në fund ka përfunduar marrëveshjen me Sportingun për transferimin e Ruben Amorim-it.
...
Sport
1 November 2024, 10:00
GJERMANI - Pas marrëveshjes me Red Bull, në të cilën ai mori rolin e kreut botëror të futbollit, Jurgen Klopp vendosi ...
Sport
1 November 2024, 09:30
ANGLI - Me ardhjen e pritshme të Rúben Amorim në Manchester United, në Angli ndikimi që mund të ketë trajneri në...
Sport
1 November 2024, 09:00
ANGLI - Marrëdhënia mes Enzo Fernández dhe Valentina Cervantes ka marrë fund. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, mode...
Sport
1 November 2024, 08:30
ITALI - "Leao është një lojtar me cilësi të mëdha, por pak dembel. Përtacia duhet luftuar duke e bërë të...
Sport
1 November 2024, 08:00
SPANJE - Real Madridi njoftoi dje dhurimin e një milion eurosh për të ndihmuar viktimat e motit të keq që ka prekur Spanjën, ve&...
Sport
1 November 2024, 07:45
SPANJE - Të paktën 150 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve që goditën provincën e Valencias në Spanjë...