14 February 2023, 19:39
Nga DOSJA
SPANJE - Prestigjiozja spanjolle “Marca”, i ka rezervuar një hapësirë të veçantë këtë të hënë sulmuesit shqiptar, Myrto Uzuni, pjesë e Granadas në La Liga 2”. Më titullin “Uzuni, “Pichichi” dhe i “talisman”, shkrimi i “Marca”-s analizon përformancat e sulmuesit të lindur në Berat dhe ndikimi e tij në ekipin andaluzian.
“Uzuni zbarkoi në “Los Cármenes” pa krijuar pritshmëri të mëdha. Emri i tij nuk bëri jehonë, por shqiptari nuk vonoi të shfaqte cilësisë e tij, duke fituar zemrat e tifozëve.
Një potencial i fshehur, që u shfaq me prepotencë në këtë sezon, siç dëshmohet nga 17 golat e tij, që përbëjnë 50% të golave të shënuar nga Granada.
Shqiptari është golashënuesi më i mirë në La Liga 2 me gjashtë gola më shumë se Raúl García i Mirandésit, ndjekësi i tij më i afërt.
Gola që përkthehen edhe në fitore për skuadrën “bardhekuqe”, e cila gjithmonë merr tri pikë kur Uzuni “shpon” portën rivale, gjë që tregon rëndësinë e futbollistit në skuadrën e Paco López.
Myrto Uzuni ka shënuar në dhjetë ndeshje të ndryshme të kampionatit dhe sa herë ka e ka dërguar topin në rrjetë rezultati ka qenë i njëjtë: triumf për Granadën.
Përveç kësaj, beratasi ka zhbllokuar rezultatin në shtatë ndeshje ku ka shënuar, duke i hapur rrugën fitores së andaluzianëve.
Uzuni i ka siguruar Granadës gjithsej 20 pikë me golat e tij, duke nënshkruar mesatarisht një gol çdo 105 minuta. Mund të krahasohet për nga efikasiteti me Lewandowskin, që shënon çdo 102 minuta.”
B.T (Dosja.al)
Sport
14 February 2023, 19:37
TURQI - Turqia mban zi për viktimat e tërmetit të dhunshëm që shkatërroi një pjesë të madhe të vendit më ...
Sport
14 February 2023, 19:32
DUBAI - Futbollisti ekuadorian Cristian Noboa u gjend në qendër të një skandali, kur e dashura e tij Keviam Casso ...
Sport
14 February 2023, 19:23
KATAR - Shtëpitë e lëvizshme dhe portokabinat do të përdoren në zonat e tërmetit për të akomoduar njerëzit e m...
Sport
14 February 2023, 19:05
BRAZIL - Rasti Robinho po bëhet sërish tituj në Brazil. 37-vjeçari brazilian u dënua në shkallën e dytë viti...
Sport
14 February 2023, 18:41
ITALI - Kush e pa Romelu Lukakun dhe nuk kishte frikë prej tij?
Në minutën e 38-të të ndeshjes së Int...
Sport
14 February 2023, 18:13
FRANCE - Një zi dhe i rëndë për sulmuesin kamerunas 23-vjeçar të Nantes, Ignatius Ganago, i cili humbi vajzën e...
Sport
14 February 2023, 18:00
SPANJE - Më në fund, Valencia e gjeti njeiun që do të zëvendësojë italianin Gennaro Gattuso.
“Lakuriqët” ...
Sport
14 February 2023, 17:47
SPANJE - Ai pritet të jetë aktiv verën e ardhshme për Real Madridin, i cili po kërkon një merkato me opsione të për...
Sport
14 February 2023, 17:27
MOLDAVI - Një grup prej 12 të rinjsh serbë janë deportuar menjëherë drejt Beogradit, sapo kanë mbërritur në Kishi...
Sport
14 February 2023, 16:46
ANGLI - Vërejtja e... irritoi Pep Guardiolën dhe ai tha: “A është faji ynë që rrëshqiti Gerrard?”. Mi...