23 June 2023, 10:00
Nga DOSJA

BRAZIL - Dhuna vazhdon në futbollin brazilian, këtë herë në stadiumin “São Januário”. Pas humbjes 0-1 të Vasco da Gama kundër Goias, një grup i madh tifozësh të skuadrës së Rio de Zhaneiros u shfaqën në skena vandalizmi.
Me mbarimin e ndeshjes filluan të hidheshin fishekzjarre në fushë. Policia u përgjigj me spraj piperi për të shpërndarë tifozët, por rezultati ishte më agresiv.
Ata u përpoqën të prishin mbrojtjen akrilike, që i pengonte për të mbërritur dhe pushtuar fushën, ku ka pasur një konfrontim të drejtpërdrejtë me agjentët në rrethinat.
Një skenë tërhoqi vëmendjen: një baba me një fëmijë që refuzoi të largohej nga tribuna. "Ju keni armë, keni gjithçka. Unë kam një djalë 7-vjeçar. E di që ai nuk duhet të jetë këtu, por ju po e shihni ... kuaj kudo, të shtëna armësh, spraj me piper. E kam gabim por, nuk do të vij kurrë më në stadium”.
Pas përfundimit të ndeshjes, Vasco da Gama njoftoi shkarkimin e trajnerit të tyre, Maurício Barbieri. Skuadra ka kaluar dhjetë ndeshje pa fituar, duke humbur gjashtë të fundit dhe është në zonën e rënies në kampionatin brazilian.
Një ditë më parë, skena të ngjashme në Vila Belmiro çuan në sanksionimin e Santos, i cili do të duhet të luajë me dyer të mbyllura të dielën e ardhshme kundër Flamengos.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 June 2023, 09:30
BRAZIL - Pak ditë pasi dolën në dritë thashethemet për një tërheqje të mundshme, të rënduara nga&n...
Sport
23 June 2023, 09:00
ISLANDE - Cristiano Ronaldo, pas ndeshjes së Portugalisë ndaj Islandës (1-0), në kuadër të fazës kua...
Sport
23 June 2023, 08:26
ARABI SAUDITE - Pavarësisht se nënshkrimet e mëdha që ai po bën së fundmi dukej se ishin pjesë e një plani që do t&...
Sport
23 June 2023, 08:03
ITALI - Edin Dzeko do të vazhdojë karrierën në Fenerbahce. Sulmuesi i madh boshnjak që tani është 37 vje&ccedi...
Sport
22 June 2023, 22:29
TIRANE - Pas Enea Jorgjit edhe dy arbitra të tjerë shqiptarë janë promovuar nga Komiteti i Arbitrave në UEFA, duke u ngjitur në ...
Sport
22 June 2023, 20:37
SPANJE - Trajneri i Barcelonës, Xavi, i ishte referuar burgosjes së Dani Alves për rastin e ngacmimit seksual të 23-vjeçares, ...
Sport
22 June 2023, 20:21
POLONI - Në lojërat olimpike që po zhvillohen në Poloni, atletja e shquar Luiza Gega ngriti sërish lart flamurin shqiptar, duke u ngj...
Sport
22 June 2023, 19:50
ISLANDE - Ruben Diaz u bë truproja personal i Cristiano Ronaldos, pasi e mbrojti atë nga një tifoz që pushtoi fushën dhe po...
Sport
22 June 2023, 19:32
SPANJE - Leo Messi u largua nga Paris Saint-Germain, duke i dhënë fund një partneriteti që nuk funksionoi.
Në f...
Sport
22 June 2023, 19:06
PORTUGALI - Pasi ishte në shërbim të Kombëtares - dhe shënoi një gol kundër Islandës të vlefshme për elimina...