24 December 2025, 00:47
Nga DOSJA
ANGLI - Derbi londinez në çerekfinale të Kupës së Ligës në Angli mes Arsenalit dhe Crystal Palace rezultoi një dramë e vërtetë ku në fund ajo që arriti të marrë maksimumin ishte skuadra e Mikel Artetës. Topçinjtë arritën të kualifikohen për në gjysmëfinale të kompeticionit një sukses që erdhi pas një serie të gjatë penalltish 8-7 dhe në një ndeshje ku pati një protagonist negativ për Crystal Palace, Lacroix.
Ishte një ndeshje ku 90 minutëshi i kohës së rregullt u mbyll me barazimin 1-1 dhe të dy golat u shënuan vetëm më fazat e fundit të lojës. Arsenali ishte ai që mori avantazhin në minutën e 80, falë një autogoli të Lacroix pas një rrëmuje në zonë. Gjithçka dukej se po shkonte në favor të Arsenalit, por në minutat shtesë, Crystal Palace barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Guehi dhe me këto shifra u mbyll koha e rregullt e kësaj ndeshjeje dhe verdikti për skuadrën fituese u dha nga seria e 11 metërshave, një seri që rezultoi një luftë nervash teksa asnjë prej skuadrave nuk gabonte, deri në penalltinë e 16.
Ishte pikërisht Lacroix ai që kishte të gjithë presionin mbi supe dhe futbollisti i Crystal Palace, autori i autogolit, gaboi edhe nga pika e bardhë teksa gjuajtja e tij u prit nga portieri i Arsenalit që shkroi emrin mes 4 skuadrave më të mira të Kupës së Ligës me Topçinjtë që i pret një tjetër derbi londinez pasi përballë në gjysmëfinale të kompeticionit do të ketë Chelsea.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 December 2025, 20:46
Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme për objektivat e sezonit, duke mundur 0-2 skuadrën e Teutës dhe duke e mbyllur...
Sport
23 December 2025, 19:30
Chancel Mbemba e preku topin me dorë në zonën e tij të penalltisë…
MAROK - Kupa e Kombeve të Afrikës gjithmon&eum...
Sport
23 December 2025, 19:00
ITALI - Oliver Bierhoff, sulmuesi i paharrueshëm i Scudetto-s së sezonit 1998-99, e mbështet me gjithë zemër mbërritjen e b...
Sport
23 December 2025, 18:30
ANGLI - Duke i dhënë Fulhamit fitoren ndaj Nottingham Forest (1-0) të hënën, Raul Jiménez barazoi një rekord të Prem...
Sport
23 December 2025, 18:00
SPANJE - I dëmtuar rëndë në gju, Andreas Christensen e ka zhytur Barçën në një situatë kritike në...
Sport
23 December 2025, 17:30
Lucas Chevalier dhe Matvey Safonov
FRANCE - Është një duel i papritur që premton të jetë shpërthyes! Këtë ver&...
Sport
23 December 2025, 17:00
Dimitri Payet i veshur me një kapelë Santa gjatë kohës së tij te OM
FRANCE - Ashtu si futbollistë të tjerë para tij...
Sport
23 December 2025, 16:30
ITALI - Pavarësisht afrimit të afatit kalimtar të janarit, Interi tashmë po shikon drejt së ardhmes.
Drejtuesit zikaltër t...
Sport
23 December 2025, 16:00
ITALI - 21 dhjetori i vitit 1998, është një datë që mbetet e gdhendur në kujtesën e futbollit botëror dhe, në ve&...
Sport
23 December 2025, 15:30
BRAZIL - Botafogo, kampionia braziliane dhe fituesja e Copa Libertadores 2024, njoftoi të hënën punësimin e trajnerit argjentinas Mar...