https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Arsenali ngec me Tottenham, ndahet në paqe derbi i Londrës!
Pas këtij rezultati, Arsenal mbetet në vendin e pestë me 14 pikë, katër më pak se kryesuesit e Manchester Cityt. Sakaq, në të njëjtën kuotë pikësh është edhe Tottenham, por me Spurs-at që mbajnë vendin e katërt në klasifikim.
24 September 2023, 18:29Nga DOSJA
ANGLI - Nuk ka fitues në derbin e Londrës mes Arsenal dhe Tottenham teksa sfida e luajtur në Emirates Stadium përfundoi në barazimin 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin topçinjtë të cilët patën edhe fatin me vete. Ishte Bukayo Saka që goditi fort në hyrje të zonës me topin që u devijua nga mbrojtësi Christian Romero duke nxjerrë kështu jashtë trajektore portierin Vicario.
Megjithatë, Spurs-at nuk u dorëzuan dhe barazuan tre minuta para fundit të pjesës së parë me anë të Heung Min son. Koreano-jugori shfrytëzoi një asist mjaft të bukur nga Maddison dhe mposhti portierin Raya. Në fraksionin e dytë, Arsenal u rikthye sërish në avantazh. Edhe një herë tjetër protagonist u bë Romero që shkaktoi penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë. Ishte VAR që ndërhyri dhe më pas arbitri akordoi penalltinë me Saka që nuk gaboi nga 11-metrat.
Gjithsesi, në aksionin pasardhës, Tottenham barazoi sërish me anë të Son. Maddison i rrëmbeu një top në mesfushë Jorginhos dhe pasoi për Son që përballë Sanchez nuk mund të gabonte. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund edhe pse të dyja skuadrat e kërkuan me ngulm triumfin.
Pas këtij rezultati, Arsenal mbetet në vendin e pestë me 14 pikë, katër më pak se kryesuesit e Manchester Cityt. Sakaq, në të njëjtën kuotë pikësh është edhe Tottenham, por me Spurs-at që mbajnë vendin e katërt në klasifikim.
UKRAINE - Dinamo e Kievit, skuadra e drejtuar nga trajneri i njohur rumun, Mircea Lucescu, ka shënuar fitoren e dytë radhazi, pasi ka mposhtur LNZ Che...