8 November 2023, 08:00
Nga DOSJA

SPANJE - Një mbrëmje e mrekullueshme për Antoine Griezmann dhe Atlético Madrid. ‘Bardhekuqtë’ zotëruan lehtësisht një Celtic Glasgow, të reduktuar shpejt në dhjetë që në minutën e 22-të të lojës, pas përjashtimit të Daizn Maeda.
Gjithsesi, francezi shfrytëzoi rastin për t'iu afruar titullit të golashënuesit më të mirë në historinë e Atléticos, të mbajtur nga Luis Aragonés ( 173 gola). Me dopiedën e tij të martën, sulmuesi i ekipit francez arriti në pesë gola më pak.
Së pari, me një goditje të devijuar në hyrje të zonës e cila befasoi Joe Hart që në fillim të ndeshjes (6’). Më pas falë një gërshërë madhështore në pikën e penalltisë (60’). Gjë që e lejoi të shënonte për ndeshjen e tretë radhazi në Champions League, e para në karrierën e tij në moshën 32-vjeçare. Alvaro Morata (45’+3, 76’), veçanërisht me një goditje të shkëlqyer nga e majta, Samuel Lino (66’) dhe Saul Niguez (85’) gjithashtu morën pjesë në festë.
‘Bardhekuqtë’ janë ende të pamposhtur në këtë fazë të grupeve të Champions League dhe tani janë në krye të Grupit ‘E’, një pikë përpara Lazios. Feyenoord, i treti, mbetet në garë (6 pikë), ndërsa praktikisht ka përfunduar për Celtic Glasgow në vendin e fundit me një pikë.
Në një ndeshje “të shurdhër”, Lazio u hakmor ndaj Feyenoord (1-0) pas humbjes në ndeshjen e parë (1-3). Kryeqytetasit italianë fituan pas golit të vetëm të ndeshjes, në fund të periudhës së parë (45’+1) falë golit të Ciro Immobile. Matteo Guendouzi u aktivizua gjatë pjesës së dytë.
B.T (Dosja.al)
Sport
8 November 2023, 07:30
ITALI - Tension shumë i lartë në Napoli, me përplasje mes policisë dhe tifozëve të Union Berlin në...
Sport
8 November 2023, 01:31
PORTUGALI - FC Porto përfitoi nga hapi i gabuar i Barçës për t'u ngjitur sërish në krye të Grupit “E&rdqu...
Sport
8 November 2023, 01:11
FRANCE - Pavarësisht humbjes së dytë këtë sezon në vetëm katër ndeshje të Champions League, kët&eu...
Sport
8 November 2023, 00:37
ANGLI - Manchester City vazhdon shëtitjen e tij në Grupin “G” të Champions League. Mbrëmjen e kësaj të marte, ...
Sport
7 November 2023, 22:58
ITALI - Milani merr fitoren e pare pas katër ndeshjesh në fazën e grupeve të Champions League duke u hakmarrë ndaj Paris SG, për...
Sport
7 November 2023, 21:02
BRAZIL - Lajmi se një grup grabitëssh tentuan të rrëmbenin vajzën dhe të dashurën e Neymar, Bruno Biancardi, doli si r...
Sport
7 November 2023, 20:29
HUNGARI - Barcelona ka shtyrë kualifikimin e saj për më tej në Champions League pasi ka zhgënjyer ndaj Shakhtar Donetskut në sfi...
Sport
7 November 2023, 18:57
ITALI - Ashtu si gjatë ndeshjes së parë në “Parc des Princes”, presidenti i PSG-së Nasser al-Khelaïfi nuk do të j...
Sport
7 November 2023, 18:42
HOLANDE - Ishte një nga ndeshjet më të nxehta në Kupën e Botës së Katarit vjeshtën e kaluar: Holanda kundër kampion...
Sport
7 November 2023, 18:14
BRAZIL - Sulmuesi Neymar pati një frikë të madhe këtë të martë, më 7 nëntor. Shtëpia e Bru...