23 January 2024, 23:45
Nga DOSJA
ANGLI - Chelsea fitoi me shifrat 6-1 ndaj Middlesbrough dhe “preu” biletën për në finalen e Carabao Cup, që zhvillohet në Wembley më datë 25 shkurt. “Blutë e Londrës” përmbysën humbjen 1-0 të ndeshjes së parë dhe në “Stamford Bridge” përballë spektaktorëve respektuan pritshmëritë duke realizuar një 90 minutësh fantastik, ku protagonist ishte edhe Armando Broja.
Sulmuesi i Kombëtares ishte protagonist në golin e parë të londinezëve në minutën e 15-të, teksa me portën e boshatisur, ai që i mohoi kënaqësinë e golit ishte Howson që e dërgoi topin në rrjetë. 14 minuta më pas, Broja sërish në zonë godet, por topi devijohet dhe shkon në këmbët e Enzo Fernandez që nuk gaboi dhe dyfishoi shifrat.
Pas këtij momenti, skuadra e drejtuar nga Michael Carrick mori një goditje të rëndë psikologjike dhe nisën gabimet e njëpasnjëshme dhe në të 36-tën trefishuan me anë të Axel Disasi. Gjashtë minuta më pas ishte radha e Cole Palmer për të shënuar të katërtin dhe për ta mbyllur pjesën e parë me rezultatin 4-0.
Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan energjitë dhe avantazhin, madje shënuan sërish. Ishte Cole Palmer që realizoi të pestin dhe të dytin personal, kur në brendësi të zonës devijoi saktësisht një pasim të Gallagher.
Katër minuta më pas, festivalin të golave iu bashkua edhe Noni Madueke që realizoi të gjashtin. Ndërkohë, pati vend edhe për golin e nderit nga Middlesbrough që u realizua në minutën e 88 me Rogers.
Përfundimisht, 6-1 dhe Chelsea dominoi Middlesbrough duke u kualifikuar me bujë për në finalen e Carabao Cup, ku presin fituesin e ndeshjes mes Liverpool-Fulham, ku të kuqtë kanë avantazhin e fitores së ndeshjes së pare me rezultatin 2-1.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 January 2024, 19:17
ITALI - Një tjetër futbollist i bashkohet klubit të Empolit, ku kanë spikatur shumë futbollistë të Kombëtares Shqiptare ...
Sport
23 January 2024, 19:05
BRAZIL - Michel Barreto punon lustraxhi prej 20 vitesh, në aeroportin “Santos Dumon”, në Rio de Zhaneiro. Afërsisht dy javë m&...
Sport
23 January 2024, 18:40
FRANCE - Anas Laghrari, një nga personat kryesorë përgjegjës për krijimin e Superligës Evropiane, siguroi se tashmë jan&eum...
Sport
23 January 2024, 18:31
UKRAINE - Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë është ndezur sërish dy vjet pasi ushtria e Putinit pushtoi vendin fqinj. Nuk...
Sport
23 January 2024, 18:27
SHBA - Lionel Messi po shijon jetën në Miami dhe gjatë fundjavës ka dalë për darkë me miqtë dhe një aktore të...
Sport
23 January 2024, 18:20
ZVICER - Michael Schumacher pati një aksident të tmerrshëm me ski në Alpet Franceze më shumë se dhjetë vjet ...
Sport
23 January 2024, 18:12
ARABIA SAUDITE - Al Nassr nuk do të luajë ndeshjet që kishte planifikuar për nesër dhe të dielën e ardhshme në Kin&eum...
Sport
23 January 2024, 17:52
ANGLI - Sulmuesi anglez Mason Greenwood (22 vjeç) po tregon një nivel të shkëlqyer te Getafe, skuadër ku ësht&eum...
Sport
23 January 2024, 17:40
SPANJE - “Është e vërtetë”, pranon pa i prishur fjalët Goran Vucevic, ish-drejtori sportiv i Al Nassr, kur u py...
Sport
23 January 2024, 17:23
TIRANE - Në mbledhjen e tij të fundit, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka analizuar ngjarjet e ndodhura gjatë ...