https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Debutim ëndrrash për futbollistin e kombëtares, në Turqi!
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare gjeti golin në ndeshjen e parë me fanellën e Samsunspor, duke vulosur edhe suksesin e skuadrës së tij me rezultatin 2-0 ndaj Antalyaspor.
12 February 2024, 21:49Nga DOSJA
TURQI - Debutim perfekt për Arbnor Mujën në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare gjeti golin në ndeshjen e parë me fanellën e Samsunspor, duke vulosur edhe suksesin e skuadrës së tij me rezultatin 2-0 ndaj Antalyaspor.
Muaj u transferua te Samsunspor në orët e fundit të merkatos në Turqi, dy ditë më parë, në një lëvizje vërtetë surprizuese, teksa trajneri e mori në pankinë për ndeshjen ndaj Antalyasporit.
Sulmuesi 25-vjeçar u aktivizua në minutën e 69’ dhe në të 92-tën shfrytëzoi një pasim mjaft të saktë në zonë, për të dërguar topin në rrjetë dhe shifrat e rezultatit 2-0.
Me këtë sukses, Samsunspor ngjitet në vendin e 13 me 29 pikë dhe provon t’i largohet zonës së ftohte, ndërsa Muja tregon se është në lartësinë e sulmuesve shqiptarë në Turqi, duke shënuar që në debutim.