Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Djali i ish-fantazistit Andrea Pirlo, viktimë i një agresioni brenda në makinë...
Ka qenë i riu që ka denoncuar ngjarjen në Instagram: “Na goditën me shkelma makinën dhe na gjuanin me gurë”
17 February 2023, 12:38Nga DOSJA
ITALI - Në Torino, momente frike për Nicolò Pirlo, djali i ish-fantazistit Andrea, teksa është sulmuar kur ishte brenda në makinë me një shok.
Ka qenë i riu që ka denoncuar ngjarjen në Instagram. "A është normale të shohësh katër djem në qendër të qytetit, duke gjuajtur me gurë makinën, duke na pështyrë dhe shkelmuar? - shkruan Pirlo. - Unë isha në makinë me një shok dhe ky grup djemsh u përpoqën të futeshin në makinë. Më pas na goditën me shkelma makinën dhe na gjuanin me gurë, për fat nuk dolëm nga makina”.
Në video, i riu rrëfen dinamikën e sulmit, duke filmuar gjithçka me smartfon: janë katër prej tyre, ndoshta djem, me fytyrë dhe kokë të mbuluar me kapuç, duke e vështirësuar kështu identifikimin.
Në vitin 2021, kur Nicolò ishte 17 vjeç dhe Andrea Pirlo ishte trajner i Juventusit, djali i futbollistit legjendar ishte kërcënuar me vdekje nga tifozët, që ishin kritikë për punën e babait të tij në stolin e skuadrës torineze.
“Ti dhe babai yt duhet të vdisni”, ishte teksti i mesazhit që kishte marrë nga Nicolò Pirlo, i cili e ka postuar me një screenshot në llogarinë e tij në Instagram.