10 November 2024, 00:35
Nga DOSJA
ANGLI - Nuk ka asnjë mënyrë për të zbukuruar situatën: skuadra kampione e Anglisë, Manchester City, është zhytur në një krizë rezultatesh. Këtë të shtunë, “Qytetarët” u mposhtën 2-1 nga Brighton, duke pësuar humbjen e katërt radhazi në të gjitha kompeticionit.
Deri më sot, 9 nëntor 2024, Pep Guardiola nuk ishte mundur asnjëherë katër herë radhazi në të gjithë karrierën e tij. Maksimumi i disfatave rresht kishte shkuar tre dhe ka ndodhur në dy raste: një herë si trajner i Bayernit në fund të sezonit 2014/15 (ndaj Bayer Leverkusen 0-2 në Bundesliga, kundër Barcelonës 0-3 në Champions League dhe përballë Augsburgut 2-3 në Bundesliga). Seria e errët do të ndërpritej me një triumf në “Allianz Arena” ndaj Barcelonës, 3-2, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League, një fitore e pamjaftueshme për t'i çuar bavarezët në finale.
Hera e dytë që trajneri humbi tri ndeshje radhazi ishte në stolin e Manchester City-t, në vitin 2018: më 4 prill 2018, City humbi në Anfield nga Liverpool, 1-2, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Championsit. Më pas, më 7 prill, humbën në shtëpi nga Manchester United 2-3, në xhiron e 32-të të Premier League. Në fund, më 10 prill, sërish në shtëpi, ata u mundën sërish nga Liverpooli, në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League, 1-2. Pep humbi dy herë përballë Jurgen Kloppit dhe, në mes, nga José Mourinho.
“Blutë Qiellorë” nuk kishin humbur katër ndeshje radhazi që nga viti 2006, kur ata drejtoheshin nga Stuart Pearce!
B.T (Dosja.al)
Sport
9 November 2024, 21:13
DURRES - Paqe në "Niko Dovana" në javën e 13-të të Superiores. Edhe pse ishte një ndeshje intriguese mes Teutës dhe Skë...
Sport
9 November 2024, 20:47
ELBASAN - Pas nëntë ndeshjesh, Partizani i ka shkaktuar humbjen e parë trajnerit Ilir Daja që nga momenti që është ulur n&eum...
Sport
9 November 2024, 20:17
ITALI - Milani nuk shkoi përtej barazimit në Cagliari, në ndeshjen e dymbëdhjetë të Serie A me një r...
Sport
9 November 2024, 17:58
GJERMANI - Bayerni i Mynihut nuk njeh ndalesa. Edhe pse nuk arrin të thellojë rezultatet, me sa duket i mjafton 3 pikëshi skuadrës së V...
Sport
9 November 2024, 17:22
SPANJE - Fitorja bindëse e Real Madridit ndaj Osasunas 4-0 u la në hije nga tre dëmtime të reja të lojtarëve të klubit madril...
Sport
9 November 2024, 17:18
RROGOZHINE - Egnatia dhe Vllaznia ndanë pikët në Rrogozhinë në ndeshjen hapëse të javës së 13-të të Super...
Sport
9 November 2024, 17:06
ITALI - Për herë të parë në Serinë A, Alen Sherri ish-portieri i Egnatias do të jetë titullarë në portë...
Sport
9 November 2024, 16:00
SPANJE - Rivaldo foli me Mundo Deportivo dhe argumentoi se Vinicius duhet të harrojë që nuk e mori “Topin e Art&...
Sport
9 November 2024, 15:30
ANGLI - Nga programi i ndeshjes së 11-të të Premierligës bie në sy derbi i madh londinez, mes Chelseat dhe A...
Sport
9 November 2024, 15:00
SPANJE - Marrëveshja e paimagjinueshme e Barcelonës me Nike, që do t'i sjellë “blaugranëve” shumën fantast...