18 June 2023, 10:30
Nga DOSJA

ITALI - Emri i saj është Agatha Isabella Sentasso. Ajo është 30 vjeç dhe prej vitesh luan futboll në ekipin e Venetia ’85. Ajo është anësore, ka nuhatje për gola, por nuk është aq e njohur për aftësitë e saj në futboll.
Skuadra e saj luan në Serinë B, por ajo është e nivelit të Champions League, nëse shikoni fotot që ajo poston në Instagram. Ajo ka kaluar 57 mijë ndjekës dhe vazhdon të ketë një rritje të madhe, pasi i pëlqen të “ngarkojë” kryesisht foto të saj jashtë futbollit.



Ajo është cilësuar si “futbollistja më e bukur në Itali” dhe kjo i pëlqen. Në një intervistë të fundit ajo u pyet për rritjen e popullaritetit të saj përmes rrjeteve sociale dhe ajo u përgjigj: “Jam e lumtur. E shoh gjithë këtë si një mundësi, sepse më lejon të bëj më të njohur sportin tim. Dua të ndihmoj në rritjen e shikueshmërisë së futbollit të femrave”.



Zv.kapitene e Venecias, përveç futbollit ofron shërbimet e saj edhe në një qendër për persona me nevoja të veçanta dhe është shumë krenare për këtë. Ajo luajti basketboll deri në të 20-at. Më pas ajo iu drejtua futbollit, të cilin e do njësoj si partneri i saj, futbollisti Andrea Migliorini, i cili luan në skuadrat e ligës së vogël italiane.



“Interesimi për sportin nuk ishte i trashëguar nga familja. Në shtëpi më shtynin drejt muzikës, kërcimit, pianos. Por unë doja të vrapoja. Kështu që si fëmijë fillova të luaj basketboll. Po argëtohesha, por më pëlqente ta kisha topin në këmbë. Kam luajtur gjithmonë kundër meshkujve dhe nuk kam pasur asnjë problem”, tha Isabella.

Ajo pranon se ka pasur aftësi drejtuese që në moshë të re dhe shprehet se dëshiron të udhëtojë nëpër botë.
B.T (Dosja.al)
Sport
18 June 2023, 10:00
SPANJE - Carlo Ancelotti tashmë ka garantuar synimin e tij për të përmbushur kontratën e tij me Real Madridin deri në vitin 2024...
Sport
18 June 2023, 09:40
HOLANDE - Kroacia dhe Spanja luajnë sonte për të parë se kush pason Portugalinë (2019) dhe Francën (2021) si mbajtëse të...
Sport
18 June 2023, 09:20
HOLANDE - Luis de la Fuente, kombëtarja spanjole, do të përballet me Kroacinë, të dielën në orën 20:45, në &ldquo...
Sport
18 June 2023, 09:00
HOLANDE - Përpara vendimit të madh, Holanda nikoqire takohet (15:00, në Enschede) Italinë në luftën gjithmonë të palavdi...
Sport
18 June 2023, 08:28
PORTUGALI - Sulm dashurie ndaj ndaj Cristiano Ronaldos në ndeshjen e tij me përfaqësuesen portugeze të vlefshme për eliminatoret e...
Sport
18 June 2023, 08:00
SPANJE - Brazili u përball me Guinenë në një ndeshje miqësore këtë të shtunë në Barcelonë.
Me go...
Sport
18 June 2023, 00:14
GJERMANI - Portugalia nuk njeh hapa fals në Grupin ‘J’ të kualifikueseve për “Euro 2024”, teksa luzitanët mposht&e...
Sport
17 June 2023, 23:53
TIRANE - Jasir Asani shënoi golin e parë me fanelën kuqezi, një gol spektakolar me një goditje fantastike nga distanca, duke çli...
Sport
17 June 2023, 23:45
TIRANE - Trajneri Sylvinho nuk e fshehu kënaqësinë për debutimin me fitoren përballë tifozëve kuqezi, teksa në intervist...
Sport
17 June 2023, 23:36
TIRANE - Shqipëria fitoi me rezultatin 2-0 në “Air Albania” përballë Moldavisë në ndeshjen kualifikuese të Grupit...