3 March 2023, 10:23
Nga DOSJA

SPANJE - Kanë kaluar plot 13 vite që kur Gerard Pique dhe Zlatan Ibrahimovic dolën në një foto, që shkaktoi shumë reagime dhe diskutime, teksa shfaqeshin shumë pranë njëri-tjetrit, për shumëkënd në një pozicion disi të sikletshëm, sikur do të putheshin.
Ish-mbrojtësi i Barcelonës ka folur për atë që ndodhi atë ditë në parkun e makinave të klubit kur ata të dy luanin për katalanasit. Pique është pyetur për atë foto të ‘famshme’ gjatë një bisede me Ibai Llanos. Teksa flisnin kryesisht për atë që ka ndodhur në Kings League, ai nuk ka nguruar të thotë të vërtetën e tij, duke sqaruar se fotoja është bërë... jashtë kontekstit.
“Në atë foto jemi në parkingun e klubit. Këtu është makina ime. Mund ta puthja Zlatanin, por jo te parkingu i klubit. Fotoja është krejtësisht jashtë kontekstit. Po i mirë nga të gjitha ishte reagimi i Zlatanit”,- tha ish-asi i Barcelonës.
Sa i përket reagimit të Ibrës, në atë kohë u raportua se një gazetar e pyeti sulmuesin suedez nëse ishte homoseksual, dhe ai u përgjigj: “Jo, jo, ti dhe motra jote ejani tani në shtëpi time dhe unë do të vërtetoj që nuk jam homoseksual”.
Pique kishte bërë edhe një referencë në të kaluarën për atë që ndodhi atë ditë. Ai i kishte thënë revistës ‘FourFourTwo’ se ishte një keqkuptim dhe se i ishte drejtuar Zlatanit për ta uruar vetëm pas publikimit të autobiografisë së tij.
B.T (Dosja.al)
Sport
3 March 2023, 10:05
ANGLI - Manchester United iu rikthye trofeve pas gjashtë vitesh, duke mposhtur Newcastle në finalen e Kupës së Ligës.&nb...
Sport
3 March 2023, 07:28
SPANJE - Tifozët e Real Madridit protestuan në një mënyrë të pazakontë kundër “çështjes Ne...
Sport
3 March 2023, 07:04
ARGJENTINE - Nëna e Messit, Celia Maria Cuccittini, është shprehur e shqetësuar pas sulmit në supermarketin në Rosario...
Sport
2 March 2023, 23:30
SPANJE - ‘El Clasico’ e tretë e sezonit foli për Barcelonën, e cila kaloi në epërsi në gjysmëfin...
Sport
2 March 2023, 21:30
ITALI - Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja ka marrë drejtimin e ND Goricas në elitën e futbollit slloven. K...
Sport
2 March 2023, 19:47
SPANJE - Zlatan Ibrahimović dhe Gerard Pique janë fotografuar në një parking, ku më pas nuk kanë munguar edhe hamendësimet. ...
Sport
2 March 2023, 18:51
ZVICER - Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se Lima "jeton dhe merr frymë në futboll" dhe do të marrë pjesë në zhvillimin...
Sport
2 March 2023, 18:47
ITALI - Episodi ka ndodhur në gadishullin e Apenineve. Po çfarë do të thonë për një tifoz 800 kilometrat, kur jeton dhe m...
Sport
2 March 2023, 18:41
SPANJE - Sergi Busquets ka njoftuar tashmë presidentin e Barcelonës, Joan Laporta për qëllimet e tij. Ish-lojtari i kombëtarë...
Sport
2 March 2023, 18:35
ANGLI - Këtë sezon, gara e titullit në Premier League është më e hapur se kurrë. Arsenal udhëheq për momentin me pe...