Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Ju kujtohet Redon Xhixha? Kurbinasi e nis me gol kampionatin azer
Pa u mbyllur minuta e 6-të, Xhixha përfitoi nga ngathtësia e portierit kundërshtar për të larguar topin nga zona, duke zhbllokuar rezultatin (0-1).
3 August 2024, 08:30Nga DOSJA
AZERBAJXHAN - A kujtohet sulmuesi kurbinas Redon Xhixha? Ish-sulmuesi i Laçit dhe Tiranës e nis me këmbën e mbarë kampionatin në Azerbajxhan.
Tashmë prej disa sezonesh pjesë e Qarabagut, Xhixha e gjeti rrugën e rrjetës që në ndeshjen hapëse përballë Araz në transfertë, takim që përfundoi me fitoren 4-1 të miqve.
Pa u mbyllur minuta e 6-të, Xhixha përfitoi nga ngathtësia e portierit kundërshtar për të larguar topin nga zona, duke zhbllokuar rezultatin (0-1).
Vetëm tri minuta më vonë, Richard Almeyda thelloi diferencën në 0-2, duke e mbyllur praktikisht ndeshjen.
Qarabagu realizoi edhe dy gola të tjerë gjatë pjesës së dytë me Keita dhe Hyseinov, ndërsa goli i vetëm për Araz u shënua në minutën e 87-të për rezultatin përfundimtar 1-4.
FRANCE - Në debatet e hapura nga ndeshja e fundit e boskit mes Imane Khelif dhe Angela Carinit u përfshi edhe kryeministra italiane, Giorgia Meloni, e...