Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO / Manchesteri City mund me rezultat tenistik Bournemouthit!
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionatin anglez për djemtë e Pep Guardiolës, të cilët janë ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 27 pikë.
4 November 2023, 18:23Nga DOSJA
ANGLI - Manchester City luan tenis përballë Bournemouthit, ndërkohë që Brightoni nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në fushën e Evertonit. Brentfordi vijon formën fantastike duke thyer 3-2 West Hamin.
Feston edhe Crystal Palace në transfertë, 0-1 përballë Burnleyt, teksa Sheffield United regjistroi triumfin e parë pas suksesit 2-1 kundër Wolvesit.
Kampionët e Anglisë nuk u përmbajtën në “Etihad” kundër Bournemouthit, përballje ku realizuan Doku, Bernardo Silva (2x), Akanji, Foden dhe Ake.
Golin e nderit për miqtë e shënoi Sinisterra.
Kjo ishte fitorja e tretë radhazi në kampionatin anglez për djemtë e Pep Guardiolës, të cilët janë ngjitur përkohësisht në krye të renditjes me 27 pikë.