5 November 2024, 20:09
Nga DOSJA
TURQI - Pikërisht me golin e Amrabatit, në mesin e kohës së shtuar (90'+12), Fenerbahçe kaloi 3-2 ndaj Trabzonsporit, moment ky që shkaktoi festime të shumta nga skuadra e Stambollit, me José Mourinhon që shpërtheu në festimet euforike.
Ishte një lojë e ngushtë dhe e ashpër, siç e tregon edhe vetë rezultati, ku të dyja skuadrat u ngritën përballë ekipit të arbitrave të drejtuar nga Oguzhan Çakir.
Në fund të ndeshjes, Trabzonspor përfundoi duke shfaqur të gjithë pakënaqësinë e tyre me një postim në rrjetet sociale dhe nga ana e Fenerbahçes ishte vetë trajneri portugez ai që drejtoi gishtin duke bërë deklarata shpërthyese.
"Ne nuk duam Atilla Karaoglan (VAR) në lojërat tona përsëri. Ne po luftojmë sistemin! Nuk e pamë Atilla Karaoglan në fushë, ishte një gjyqtar i ri në ndeshje, por arbitri prapa ishte Karaoglan. Ai ia doli të bëhej njeriu më i rëndësishëm i ndeshjes nga një njeri i padukshëm,”- tha 'Special One' në zonën e intervistës së shpejtë... por që nuk do të ndalej me kaq.
"Ata më thanë diçka dhe unë nuk e besova, por është më keq se sa më thanë. Është e vështirë, është e vështirë. Kemi luajtur kundër kundërshtarëve të mirë, por kemi luajtur edhe kundër sistemit.
Kjo është gjëja më e vështirë. Luajtëm kundër VAR-it, ndaj sistemit, kështu festuam, pasi fituam kundër njerëzve shumë, shumë të fortë. Nuk do të kisha ardhur te Fenerbahçe po ta kisha ditur se është kështu”.
B.T (Dosja.al)
Sport
5 November 2024, 18:50
SPANJE - Mbrëmjen e kësaj të marte, Real Madrid sfidon Milanin në ditën e katërt të Champions League. Me gjashtë pik&eum...
Sport
5 November 2024, 18:30
ANGLI - Në vitin 2023, Manchester City arriti një sukses XXL, duke arritur të fitojë një tris të bujshëm trofesh: Champions L...
Sport
5 November 2024, 18:16
ANGLI - Martin Odegaard, i dëmtuar në kyçin e këmbës më 9 shtator gjatë fitores së Norvegjisë ndaj Au...
Sport
5 November 2024, 18:04
FRANCE - Gigio Donnarumma nuk e ka më vendin e garantuar te PSG dhe duhet të konkurrojë për fanelën me kolegun e tij rus Safo...
Sport
5 November 2024, 17:55
ITALI - Telashe të reja për presidentin e Napolit, Aurelio de Laurentiis. Numri një i Azzurrit përfundoi në pamjet e nj&eum...
Sport
5 November 2024, 17:44
ANGLI - Arsenali ka zgjedhur Alexander Isak dhe ai do të jetë objektivi kryesor i transferimeve të “Topçinjve&...
Sport
5 November 2024, 17:30
ARABIA SAUDITE - Steven Gerrard ishte një lojtar i mrekullueshëm, por karriera e tij si trajner nuk arriti të ngrihej në nivelin si f...
Sport
5 November 2024, 17:19
BRAZIL - Idhulli i Flamengos ka përfunduar në sferën e drejtësisë. Pas Lucas Paquetà, Brazili rikthehet për t'u marrë...
Sport
5 November 2024, 17:06
TIRANE - Federata Shqiptare e Futbollit do të mirëpresë këtë muaj një tjetër turne të rëndësishëm europ...
Sport
5 November 2024, 16:52
TIRANE - Me përfundimin e javës së 12-të të Abissnet Superiore, trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave janë mbl...