https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Napoli nuk gabon dhe i përgjigjet Interit. Politano-Lukaku rrëzojnë Milanin KO
Serie A, Napoli-Milan 2-1: Politano-Lukaku, përgjigje e menjëhershme për Interin
Jovic rindez shpresat e kuqezinjve, por Azzurri fiton dhe i përgjigjet Interit
30 March 2025, 23:49Nga DOSJA
ITALI - Në ndeshjen e fundit të xhiros së 30-të të Serisë A, Napoli mposhti 2-1 Milanin dhe menjëherë iu kundërpërgjigj Interit, duke mbetur në rrymën e garës së Scudettos.
Në Maradona, njerëzit e Antonio Contes i bënë të qarta gjërat menjëherë dhe, menjëherë kaluan në epërsi pas vetëm 62 sekondash. Politano (2'), përfitoi nga përgjumja mbrojtëse e kuqezinjve për t'i dhënë avantazhin Azzurrëve, të cilët më pas dyfishuan epërsinë me Lukakun (19').
Në pjesën e dytë, Milani pati mundësinë të mbyllte diferencën në minutën e 69-të me penallti, por Gimenez u hipnotizua nga Meret, i cili bllokoi goditjen nga njëmbëdhjetë metra.
Më pas ishte Jovic (84') ai që ringjalli shpresat e kuqezinjve. Një sukses që i mban Azzurrit në -3 nga Interi dhe i lejon ata të sigurojnë vendin e dytë në +6 ndaj Atalantës. Milani, i nënti, e sheh zonën evropiane gjithnjë e më të largët.