https://dosja.al/problematikat-qe-shkaktuan-reshjet-e-shiut-ne-shkoder-demtohet-catia-e-shkolles-9-vjecare-ne-iballe-i527720
Kushtet atmosferike në ...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
VIDEO/ Një Leo Messi i pamëshirshëm, udhëheq fitoren e Inter Miamit në New York
Me dy gola dhe një asist nga ylli argjentinas, Inter Miami i shkatërroi New York Red Bulls me rezultatin 5-1. Gol shënoi edhe Jordi Alba.
20 July 2025, 09:30Nga DOSJA
SHBA - I udhëhequr nga një Lionel Messi i mrekullueshëm me dy gola dhe një asist, Inter Miami shkatërroi New York Red Bulls me rezultatin 5-1 të shtunën në ndeshjen e fundit të MLS para pushimit All-Star.
New Yorkers, të cilët teknikisht luajnë në New Jersey, në stadiumin Sports Illustrated në Harrison, e nisën shumë mirë dhe kaluan në epërsi në minutën e 15-të me një gol nga Alexander Hack.
Por Messi ishte përgjegjës për zhbllokimin e ekipit të Floridës, i cili shkoi në pushim tashmë 3-1 në avantazh falë një goli nga Jordi Alba - me asist nga Messi - dhe një dopiete nga Telasco Segovia nga Venezuela.
Për më tepër, numri 10 i Albiceleste siguroi fitoren e Inter Miami me dy gola në pjesën e dytë. Leo Messi, në një formë të shkëlqyer, ka shënuar dymbëdhjetë gola në shtatë ndeshjet e tij të fundit në ligë, përfshirë gjashtë dygolësha. Ai gjithashtu ka shënuar 18 gola në 18 ndeshje këtë sezon të MLS.
Ekipi i Javier Mascheranos u rikuperua gjithashtu nga humbja 3-0 që pësuan të mërkurën kundër Cincinnatt, I cili do të jetë kundërshtari i tyre i radhës në ligë më 27 korrik, pasi MLS feston ndeshjen e saj All-Star me Liga MX më 23.
Siç është zakon në çdo ndeshje jashtë fushe të Inter Miamit, tribunat u lyen me rozë teksa shkruan një tjetër episod të "Messimania" në MLS.