Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Sport
Weah, zgjedhja e “Zonjës së Vjetër” për të zënë vendin e Cuadrados
Juventusi i ka thënë lamtumirë Juan Cuadrado, por tashmë ka gjetur një lojtar për të mbushur boshllëkun e tij, me mediat italiane që raportojnë se torinezët janë afër marrëveshjes me Lille, për të nënshkruar me Timothy Weah.
24 June 2023, 15:09Nga DOSJA
ITALI - Juan Cuadrado i dha lamtumirën pas disa vitesh Juventusit, pasi tashmë ka mbushur 35 vjeç. Në këto kushte, skuadra e Massimo Allegrit prej disa kohësh është në treg për të gjetur zëvendësuesin e tij dhe duket se e kanë gjetur atë.
Ky është Timothy Weah (djali i legjendarit George Weah) sipas mediave italiane, me raportet e fundit për një marrëveshje të afërt prej 12 milionë eurosh të Juventusit për francezët e Lille, ku bardhezinjtë i ofrojnë lojtarit një bashkëpunim pesëvjeçar.
Të njëjtat raporte theksojnë se Weah do të jetë në thelb pasardhësi i Cuadrados në skajin e djathtë të mesfushës së bardhezinjve, në formacionin 3-5, ndërsa nuk duhet përjashtuar ardhja e një lojtari më shumë në "Juventus Stadium" për të mbuluar krahun e djathtë të ekipit.