26 October 2022, 18:30
Nga DOSJA

ITALI- Xhoel Kushova është një student 21-vjeçar nga Milano me origjinë shqiptare dhe tifoz i Interit. Kushova ishte personazhi që u sulmua në takimin Fiorentina-Inter, përfunduar 3-4 për ekipin zikaltër. Pas të shtunës në stadiumin 'Franchi' marrëdhënia e tij me stadiumet ka ndryshuar. Në një intervistë për 'La Gazzeta dello Sport', tregon çfarë ndodhi atë moment.
“Isha në Firence, ku jetojnë disa të afërm, me këtë justifikim unë dhe nëna ime shkuam në Franchi. Unë me fanellën e Scudetto-s 2021, ajo me shallin zikaltër. Deri në rezultatin 3-3 çdo gjë ishte në rregull, pastaj në golin e Mkhitaryan unë dhe nëna ime u përqafuam pa provokuar apo ekzagjeruar.Në atë moment një grup na u afruan nga tifozët vendas, duke na bërtitur me të gjitha ofendimet e mundshme.
Dhe duke u përpjekur të na sulmonin. Mbi të gjitha, një bandit që dukej si i çmendur. Nëse ai nuk na goditi, është sepse një sekondë përpara disa tifozë e ndaluan. Në atë moment stadiumi u bë vërtet një çmenduri, nëna ime u tmerrua dhe menjëherë donte të ikte, por në mungesë të stjuardëve, shumë tifozë na mbrojtën.
Nëse do të kthehesha në stadium me fanellën e Interit? Sigurisht, çfarë problemi ka? E dini derbin e humbur me dy shtyllën e Giroud? Ne luajtëm në shtëpi dhe pranë meje në San Siro kishte shumë tifozë të Milanit me fanellat e tyre: ata u gëzuan siç duhej dhe askush nuk tha asgjë. Kjo është normale, tani më ka ikur dëshira për të shkelur në stadium". Ishte komenti i tifozit me origjinë shqiptare.
E.Ç (Dosja.al)
inter fiorentina inter fiorentina sherri xhoel kushova
Sport
26 October 2022, 16:55
ANGLI - Portugezi është pajtuar me Erik Ten Hag, trajneri i Manchester United, hoqi dënimin ndaj Cristiano Ronaldos dhe portugez...
Sport
26 October 2022, 16:52
SHQIPËRI-Kritikat publike ndaj zyrtarëve të ndeshjes ndaj Vllaznisë, i kanë kushtuar shtrenjtë klubit të Bylisit dhe presid...
Sport
26 October 2022, 16:38
ANGLI - Francezi Raphael Varane, lojtar i Manchester United, do të mungojë deri para Kupës së Botës 2022 në ...
Sport
26 October 2022, 16:36
ANGLI-Armando Broja hyri në fushë në minutën e 75-të në vend të Aubameyang, në takimin Salzburg-Chelsea- përballj...
Sport
26 October 2022, 16:14
ITALI - Paolo Scaroni, presidenti i Milanit, deklaroi këtë të mërkurë se “Superliga, për Milanin, është...
Sport
26 October 2022, 15:42
FRANCE - Më pak se një muaj ka mbetur për të shijuar Botërorin në Katar dhe në këtë mjedis diskutimet j...
Sport
26 October 2022, 15:06
SPANJE - Javier Tebas vazhdon betejën kundër Paris Saint-Germain. Në një intervistë për ‘L'Equipe’, p...
Sport
26 October 2022, 13:20
ANGLI- Rindërtimi i skenës tregon se çfarë ndodhi mes Ten Hag dhe Cristiano Ronaldos në takimin ndaj Tottenham. Futbollisti portuge...
Sport
26 October 2022, 13:02
LONDËR-Ditën e mërkurë, në orën 21:00, Vllaznia e femrave do të luajë ndeshjen e dytë të grupeve të Wom...
Sport
26 October 2022, 12:50
ANGLI - Ish-futbollisti i njohur i kombëtares së Francës, Patrick Vieira, aktualisht në krye të pankinës së Crystal Palace,...