23 October 2025, 18:14
Nga DOSJA

SPANJE - Sipas gazetarit Javi Hoyos, pas ndeshjes kundër Olympiacos, Yamal ndau në rrjetet sociale një foto me të dashurën e tij, këngëtaren argjentinase Nicki Nicole, si dhe me vëllain e tij, në një moment që dukej si një festë familjare pas ndeshjes.
Në foto, sulmuesi shfaqej i buzëqeshur, duke mbajtur vëllain në krah dhe qëndruar pranë partneres së tij. Por postimi u fshi pak minuta më vonë, pa ndonjë shpjegim nga lojtari, duke ndezur menjëherë spekulimet në rrjetet sociale.

Gjatë ndeshjes, Yamal festoi golin e tij duke dërguar një puthje drejt tribunave, një gjest që - sipas Hoyos - ishte drejtuar pikërisht për Nicki Nicole, e cila ishte e pranishme në stadium. Ajo iu përgjigj gjestit duke e kapur puthjen “me dorë”, në një moment që nuk i shpëtoi syrit të tifozëve.
Yamal dhe Nicki Nicole kanë konfirmuar lidhjen e tyre gjatë verës së kaluar, përmes postimeve në rrjetet sociale. Që atëherë, çifti është parë së bashku në disa raste publike, si në Barcelonë ashtu edhe në evente të ndryshme ndërkombëtare, duke u kthyer në një ndër çiftet më të përfolur mes sportit dhe muzikës.
Vendimi i Yamal për të fshirë postimin ka ngjallur reagime të ndryshme mes fansave. Disa spekulojnë se ai mund të jetë penduar për shkak të kritikave të shumta publike që ka marrë lidhja e tij, veçanërisht nga ndjekësit më konservatorë, të cilët nuk e shohin me sy të mirë marrëdhënien me këngëtaren e njohur.
Për momentin, vetë lojtari nuk ka dhënë ndonjë koment, ndërsa marrëdhënia e tij me Nicki Nicole duket se vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, brenda dhe jashtë fushës së blertë.
B.T (Dosja.al)
Sport
23 October 2025, 17:14
Arda Güler gjatë ndeshjes kundër Juventusit në Bernabeu
SPANJE - Xabi Alonso e ka ndryshuar plotësisht jetën e Arda...
Sport
23 October 2025, 16:53
SPANJE - Asgjë nuk po shkon sipas planit për Endrick-ut. Ylli brazilian i Real Madridit, i cili supozohej të mishëronte të ardhmen e ...
Sport
23 October 2025, 16:35
SPANJE - Santiago Bernabéu është gati të shkëlqejë. Pas katër ditësh, ‘El Clasico’ do ta zhytë Span...
Sport
23 October 2025, 16:24
ANGLI - Për udhëtimin e tij të radhës jashtë Izraelit, Maccabi Tel Aviv do të udhëtojë për në Birmingham m&e...
Sport
23 October 2025, 16:05
Jamial Musiala pozon për një selfie me shokun e skuadrës Alphonso Davies
GJERMANI - Kthimi i Jamal Musiala në fushë duket se ë...
Sport
23 October 2025, 15:55
ITALI - Liga italiane ka planifikuar ta zhvendosë ndeshjen e Serie A të 6 shkurtit 2026 midis AC Milanit dhe Comos në Perth, në ...
Sport
23 October 2025, 15:00
GJERMANI - Borussia Dortmund do të kërkojë fitoren e parë në Bundesligë pas tre ndeshjesh, kur të presë Këlnin t&...
Sport
23 October 2025, 14:30
TIRANE - Ndryshimi i stinëve, nga vera, menjëherë në të ftohtin e dimrit, të kujton se Shqipëria ka edhe në kët&e...
Sport
23 October 2025, 14:00
ITALI - Prokuroria e Udines ka vendosur të mos e mbyllë çështjen e basteve që përfshin portierin e Udinese...
Sport
23 October 2025, 13:30
ZVICER - Një surprizë e vogël nga UEFA, këtë të enjte, me katër futbollistët e nominuar për zgjedhjen e "Lojtarit...