2 October 2024, 15:14
Nga DOSJA

SPANJE - Pas pranisë së tij në Montjuic mbrëmë, gjithçka që mungonte ishte njoftimi zyrtar: Wojciech Szczęsny është një lojtar i ri i Barcelonës. Ish-lojtari i Juventusit ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2025. Më poshtë komunikata e plotë për shtyp:
“Barcelona dhe Wojciech Szczęsny kanë arritur një marrëveshje që portieri të qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2025. Portieri polak arrin në klub në rrethana të pazakonta, por nuk ka dyshim se CV-ja e tij flet vetë.
Gjatë gjithë karrierës së tij, e cila dukej se kishte përfunduar në verë, ka luajtur në klube të nivelit të lartë si Arsenal, Roma dhe Juventus, që kur la vendlindjen e tij Varshavë në moshën 16 vjeçare për të kaluar në Londër me Arsenalin.
Pas një huazimi në Brentford, Szczęsny u vendos si numri një dhe fitoi dy FA Cup dhe një Community Shield me “Topçinjtë”. Nga Premier League ai u transferua në Itali dhe AS Roma, duke forcuar reputacionin e tij si një nga portierët më të qëndrueshëm në futbollin evropian.
Nga kryeqyteti ai u transferua më pas te Juventus për të zëvendësuar legjendën e larguar Gianluigi Buffon në portë. Ai luajti për “Zonjën e Vjetër” për shtatë sezone duke filluar nga viti 2017, duke fituar tre tituj të Serisë A, tre Kupa të Italisë dhe tre Superkupa të Italisë.
Në total ai bëri më shumë se 500 ndeshje profesionale, 75 prej të cilave në Champions League. Me kombëtaren e Polonisë ai grumbulloi 84 ndeshje, duke marrë pjesë në dy Kupa Botërore dhe katër Kampionatin Evropian".
B.T (Dosja.al)
Sport
2 October 2024, 15:00
ANGLI - Pas kritikave për rezultatet e fundit të fundit, Pep Guardiola i rikthehet fitoreve me Manchester Cityn dhe e bën k...
Sport
2 October 2024, 14:51
ANGLI - Bukayo Saka është gjithnjë e më vendimtar për Arsenalin. Në intervistën dhënë mikrofonave t&eum...
Sport
2 October 2024, 14:32
ANGLI - Ndeshja e djeshme, kundër Slovan Bratislavës, sigurisht që nuk do të mbetet në historinë e kompeticionit, por kontribuon...
Sport
2 October 2024, 14:19
ANGLI - I pyetur edhe një herë nga humbja e Manchester United në fundjavë kundër Tottenhamit në ‘Old Trafford’, traj...
Sport
2 October 2024, 13:00
SUEDI - Maximilian Ibrahimovic, djali i madh i Zlatan Ibrahimovic, është thirrur për herë të parë në kombëtaren e Sued...
Sport
2 October 2024, 12:30
FRANCE - Çfarëdo që të ndodhë, ky sezon do të jetë një sukses për Brestin. Klubi i vogël francez ësht...
Sport
2 October 2024, 12:15
ANGLI - Në orët e para të 8 shtatorit të këtij viti, Mateus Nunes është arrestuar nga policia e qytetit të Madridit, p...
Sport
2 October 2024, 12:00
GJERMANI - Karim Adejemi ishte padyshim lojtari i ndeshjes në fitoren e Dortmundit përballë Sëlltikut. 7-1 fitoi klubi gjerman në Cha...
Sport
2 October 2024, 11:45
SPANJE - Pas dështimit të ndeshjes së parë në fushën e Monacos, Barcelona fitoi në mënyrë spektakolare në Li...
Sport
2 October 2024, 11:30
ANGLI - Mbrëmë, në të vërtetë nuk pati ndeshje mes Arsenalit dhe PSG-së. Klubi kryeqytetas francez ka treguar se në k&...