Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Studimi në Itali, vdekjet nga COVID-19 janë 4 herë më shumë se sa raportimet zyrtare
26 March 2020, 17:14Nga DOSJA
ITALI- Mediat në Itali kanë hedhur sot dyshime se numri i vdekje nga koronavirusi është 4 herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht nga autoritetet. Sot Corriere Della Sera, duke marrë shembull provincën e Nembro që është zona më e prekur, shkruan se shifra e vdekje është 34 herë më e larë nga sa është menduar deri tani.
Corriere raporton se nëse do të bëhej një krahasim në lidhje me numrin e vdekshmërisë së ndodhur në këtë provincë një vit më parë numri i viktimave duhet të jetë 4 herë më shumë se numri zyrtar. Studimi është bërë nga një sipërmarrës në shëndetësi dhe tjetri kryetar bashkie, të cilët shprehen se raporti i publikuar në lidhje me numrin zyrtar të viktimave nuk është real për këtë zonë.
“Kemi vërejtur se diçka në këto numra zyrtarë nuk janë të saktë. Ne pamë mesataren e vdekjeve në komunën e viteve të kaluara, në periudhën Janar-Mars. Nembro duhet të ketë pasur në kushte normale rreth 35 vdekje. 158 të regjistruara nga zyrat komunale këtë vit, kjo është 123 më shumë se mesatarja”, shkruajnë ata.
Statistikat demografike kanë qëndrueshmërinë e tyre dhe mesataret vjetore ndryshojnë vetëm kur arrijnë fenomenet plotësisht të reja. Në këtë rast, numri i vdekjeve anormale në krahasim me mesataren që Nembro regjistroi në periudhën kohore të marrë në konsideratë është 4 herë më shumë se ato që i atribuohen zyrtarisht Covid-19 . Nëse shikoni se kur kanë ndodhur këto vdekje dhe krahasoni të njëjtën periudhë me vitet e kaluara, anomalia është edhe më e dukshme: ekziston një kulm i vdekjeve “të tjera” në korrespodencë me atë të vdekjeve zyrtare nga Covid-19, theksojnë ato në llogaritjen e tyre.
Dy ekspertët shprehen se ka shumë të moshuar dhe persona të tjerë që vuajnë nga sëmundjet dhe pasi janë prekur nga koronavirusi kanë humbur jetën në shtëpitë e tyre por nuk janë konfirmuar si viktima të COVID 19 pasi nuk i janë nështruar analizave.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
NEW York– Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, ka njoftuar sot se numri i vdekjeve nga koronavirusi është rritur në 385, ku vetëm brenda 24 orëve janë...
ITALI – Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavurist në Itali ka shkuar në 8165 .Vetëm në 24 orët e fundit 662 persona kanë ndërruar jetë pë...
GREQI– Ditën e sotme në Greqi janë konfirmuar edhe 4 viktima, ku në total Greqia numëron 26 të vdekur.Por nga ana tjetër është rritur ndjeshëm numri i të inf...
ARMENI-Në Armeni është shënuar viktima e pare nga Covid-19 dhe bëhet fjalë për një 72 vjeçar. Këtë e ka bërë me dije zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësi...
Ndërsa e gjithë bota është në alarmin e koronavirusit dhe të gjithë frikësohemi se mos prekemi nga ai, disa njerëz janë më të rrezikuar nga kjo situatë. Deri më...
KALIFORNI– Në këto ditë të pazakonta si këto, krahas përditshmërisë duket se kanë ndryshuar edhe sfidat në rrjetet sociale, njerëzit e izoluar po tregojnë imagj...
Deutsche Welle: Kosova ndodhet në krizë politike, sikur nuk mjafton kriza e Coronës, qeveria u rrëzua pas mocionit të mosbesimit. Pse dështoi kaq shpejt Albin K...
BRITANI E MADHE– Koronavirusi ka prekur mbi 300 mijë njerëz në mbarë botën dhe u ka marrë jetën mbi 20 mijë njerëzve. Ndërkohë mes personave të prekur shpesh he...