Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Stuhia hodhi në tokë shtyllat elektrike, ja zonat të cilat mbetën pa energji, riparohen mbi 50% e defekteve
5 August 2020, 14:19Nga DOSJA
SHQIPËRI – Si pasojë e motit të keq, disa zona të Shqipërisë mbetën pa drita ditën e sotme. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton, se disa linja të tensionit të ulët e të mesëm, si pasojë e stuhive, pësuan avari, këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh dhe rrëzime të shtyllave elektrike.
Mësohet se zonat më të prekura janë rajonet e Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit. OSSH njofton se deri më tani janë riparuar mbi 50% e defekteve, ndërsa po vijon puna në fiderat e zonave rurale.
Njoftimi i plotë
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, OSSH, po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në rrjetin elektrik si pasojë e motit të keq që përfshiu vendin në orët e para të mëngjesit. Si pasojë shkarkesave atmosferike dhe stuhisë, disa linja të tensionit të ulët e të mesëm pësuan avari si këputje përcjellësash, thyerje izolatorësh dhe rrëzime të shtyllave elektrike. Zonat më të prekura nga dëmtimet në rrjet janë rajoni i Durrësit, Beratit, Gjirokastrës, Vlorës, Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit Brigadat e OSSH të përbëra nga 2 mijë punonjës të 11 drejtorive rajonale janë në terren duke punuar intensivisht për rikthimin sa më shpejt të normalitetit në furnizimin me energji elektrike. Në krahasim me situatën e krijuar mëngjesin e sotëm, nga informacionet e dispecerisë qendrore në OSSH, deri në mesditë u riparuan mbi 50 përqind e defekteve, ndërsa po punohet për riparimin e fiderave të dëmtuar në zonat rurale ku linjat janë ajrore dhe terreni është më i vështirë.
SHQIPËRI- 182 viktima dhe 5889 të infektuar, ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik, në përditësimin e të...
TIRANË– Një person është dërguar me urgjencë në spital pasi ka mbetur i plagosur, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në rru...
VLORË- Shqipëria gjatë është përfshirë nga një mot i pazakontë këtë mëngjes. Ende pa zbardhur mirë, qytetarët janë zgjuar nga zhurma e erës dhe shiut, ku p...
VLORË– Parku i Llogarasë po rrezikohet nga flakët. Mësohet se disa pemë janë goditur nga rrufeja mëngjesin e sotëm, dhe kanë marrë flakë, duke vënë n...
ITALI-Një shqiptar ka rënë në pranga për grabitje në Itali. Ai u arrestua në flagrancë, teksa ndodhej brenda një banese në Polla.Së bashku me një person tjetër,...
DIBËR -Policia e Bulqizës ka proceduar penalisht 4 persona për prerje të paligjshme pyjesh. Më konkretisht janë proceduar nga policia F. C., D. Z., D. D., ...
TIRANË– Avokati i Ylli Ndroqit, të cilit iu sekuestruan 26 pasuri nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka dalë në një deklaratë për mediat. Sipas avokat...
TIRANË- Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi shtronin dhunë fizike në familje. Arrestimet u kryen në Tiranë, Shkozë dhe Valias të vjetër. Më ...
TIRANË– Spitali në Turqi e pranoi kërkesën, por mungonin paratë. Kursimet e familjes nuk mjaftonin, të gjithë me rroga modeste dhe pensione.“Druhesha...
TIRANË– Identifikohet autori i vrasjes së Abdulla Budllës, taksistit 71-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje në Fushë Prezë.Burime për Dosja.al bëjnë ...