Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Avionët e Forcave Ajrore Mbretërore britanike (RAF) do të angazhohen në misione mbrojtëse, me fokus sigurinë e qyteteve, popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike saudite.
ARABIA SAUDITE- Britania e Madhe do të përforcojë praninë e saj ushtarake në Lindjen e Mesme, duke dërguar avionë luftarakë Eurofighter Typhoon në Arabinë Saudite për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit nga sulmet me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi. Avionët e Forcave Ajrore Mbretërore britanike (RAF) do të angazhohen në misione mbrojtëse, me fokus sigurinë e qyteteve, popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike saudite.
Autoritetet britanike kanë bërë të ditur se avionët nuk do të kryejnë sulme ndaj pozicioneve të Huthëve në Jemen. Vendosja e re ushtarake u njoftua nga ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, i cili konfirmoi gjithashtu dërgimin e një avioni transporti ushtarak Atlas A400M. Ky i fundit do të shërbejë për transportimin e pajisjeve ushtarake saudite dhe të këshilltarëve ushtarakë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, Londra ka vendosur gjithashtu të zgjasë me 90 ditë të tjera qëndrimin e avionit furnizues RAF Voyager, i cili mbështet operacionet ajrore të forcave saudite. Vendimi shënon një rritje të angazhimit ushtarak britanik në rajon, në një kohë kur sulmet e Huthëve përbëjnë shqetësim për sigurinë e vendeve të Lindjes së Mesme dhe të korridoreve ndërkombëtare të transportit detar.
Qeveria britanike ka dënuar sulmet e rebelëve dhe ka shprehur mbështetjen për të drejtën e Arabisë Saudite dhe të qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit për të mbrojtur territoret e tyre.
Një tjetër shqetësim i Londrës lidhet me sigurinë e lundrimit tregtar në Detin e Kuq dhe në Ngushticën Bab el-Mandeb, një pikë strategjike për tregtinë botërore, përmes së cilës kalojnë një pjesë e konsiderueshme e transportit detar ndërkombëtar. Sipas autoriteteve britanike, misioni synon të forcojë mbrojtjen e aleatëve dhe të kontribuojë në krijimin e kushteve për një zgjidhje politike të konfliktit në rajon./Dosja.al
Donald Trump dhe Vladimir Putin SHBA- Propozimi për një takim trepalësh mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit rus Vladimir ...
GJERMANI GJERMANI- Qeveria gjermane po shqyrton ndryshimin e rregullave për orarin e punës, duke hapur rrugën për më shumë fleks...
Pamje ITALI- Një vjedhje e bujshme ka ndodhur në pallatin historik Venaria Reale, në periferi të Torinos, ku janë grabitur 26 orë...
ushtria franceze FRANCË- Franca po përgatitet për një valë të re protestash të shtunën, më 24 tetor, me forca ush...
Princi Harry ANGLI- Princi Harry ka folur hapur për marrëdhëniet e tensionuara me të atin, Mbretin Charles III, dhe vë...
pamje EGJIPTI- Një aksident i rëndë rrugor në Egjipt ka shkaktuar 13 viktima dhe 34 të plagosur, pas përplasjes së një...
Sonda Soyuz-2, duke bartur satelitin ushtarak Kosmos-2546, niset drejt hapësirës. Fotografi nga arkivi. Pak pas mesnatës së 18 tetorit, po...
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen FRANCA- Trazirat sociale, kriza politike dhe pasiguria ekonomike po e dobësojnë pozicionin e Emmanuel Macronit n&...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Zgjedhjet e ardhshme në Izrael pritet të jenë një provë vendimtare për Benjamin Netanyahun, në n...
foto ilustruese LIBI- Parlamenti libian në Bengazi ka ratifikuar memorandumin turko-libian për përcaktimin e zonave detare në...