20 October 2026, 17:23
Nga E.d
Pamje
ITALI- Një vjedhje e bujshme ka ndodhur në pallatin historik Venaria Reale, në periferi të Torinos, ku janë grabitur 26 orë xhepi të shekullit XVIII, me një vlerë totale prej rreth 150 mijë eurosh. Autorët arritën të largoheshin me sendet e çmuara, pavarësisht sistemeve të sigurisë, alarmeve dhe pranisë së rojeve të armatosura.
Orët, të prodhuara në Angli dhe Francë, ishin punuar me ar dhe smalt dhe ruheshin në një vitrinë të posaçme në Sallën e Audiencës së Dukës së Savojës, një prej ambienteve më mbresëlënëse të kompleksit barok.
Sipas informacioneve paraprake, të paktën tre persona me fytyrat e mbuluara dyshohet se kanë kryer grabitjen, duke hyrë në pallat pak pas orës 02:00 të mëngjesit. Ata thyen vitrinën ku ekspozoheshin orët dhe u larguan me sendet me vlerë.
Lëvizjet e autorëve dyshohet se janë regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet po analizohen nga hetuesit për të rindërtuar dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar përgjegjësit. Administrata e Rezidencave Mbretërore të Savojës ka bërë të ditur se sistemet e sigurisë ishin në funksion në momentin e vjedhjes.
Autoritetet po hetojnë mënyrën se si grabitësit arritën të hynin në ambientet e pallatit dhe të depërtonin deri te vitrina e koleksionit, si dhe nëse kishin njohuri paraprake për organizimin e hapësirave dhe masat e sigurisë.
Orët e vjedhura ishin pjesë e një koleksioni historik që iu dhurua administratës së Rezidencave Mbretërore të Savojës në vitin 2012 nga trashëgimtarët e Giorgio Acornero. Koleksioni përfshinte edhe 24 kuti historike cigaresh, të cilat nuk u prekën nga grabitësit.
Sipas administratës së pallatit, objektet e vjedhura janë të siguruara. Megjithatë, përtej vlerës së tyre financiare, ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë historike dhe të mjeshtërisë së orëndreqësisë së shekullit XVIII./Dosja.al
itali vjedhje policia
Bota
20 October 2026, 16:30
G.M
ushtria franceze
FRANCË- Franca po përgatitet për një valë të re protestash të shtunën, më 24 tetor, me forca ush...
Bota
20 October 2026, 16:26
G.M
Princi Harry
ANGLI- Princi Harry ka folur hapur për marrëdhëniet e tensionuara me të atin, Mbretin Charles III, dhe vë...
Bota
20 October 2026, 16:21
G.M
pamje
EGJIPTI- Një aksident i rëndë rrugor në Egjipt ka shkaktuar 13 viktima dhe 34 të plagosur, pas përplasjes së një...
Bota
20 October 2026, 16:14
G.M
Sonda Soyuz-2, duke bartur satelitin ushtarak Kosmos-2546, niset drejt hapësirës. Fotografi nga arkivi.
Pak pas mesnatës së 18 tetorit, po...
Bota
20 October 2026, 15:54
G.M
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen
FRANCA- Trazirat sociale, kriza politike dhe pasiguria ekonomike po e dobësojnë pozicionin e Emmanuel Macronit n&...
Bota
20 October 2026, 15:49
G.M
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Zgjedhjet e ardhshme në Izrael pritet të jenë një provë vendimtare për Benjamin Netanyahun, në n...
Bota
20 October 2026, 15:45
G.M
foto ilustruese
LIBI- Parlamenti libian në Bengazi ka ratifikuar memorandumin turko-libian për përcaktimin e zonave detare në...
Bota
20 October 2026, 15:00
G.M
Emisarët amerikanë, Jared Kushner dhe Steve Witkoff dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev më 6 shtator 2026.
Qeveria norvegj...
Bota
20 October 2026, 14:58
E. D
EUROPË- Vala e protestave të nxënësve, studentëve dhe mbështetësve të tyre tashmë është shtrirë...
Bota
20 October 2026, 14:56
E. D
Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka akuzuar Ukrainën se nuk ka dhënë asgjë në k...