LIVE UPDATES
Insights

Fusha e tregtimit dhe e prodhimit të ushqimit në vend ka nevojë për revolucion, AKU-ja të ashpërsojë dorën

15 February 2020, 20:30 Nga DOSJA
Fusha e tregtimit dhe e prodhimit të ushqimit në vend ka nevojë

TIRANË– Retaili (rrjete supermarketesh të organizura në mënyrë moderne) ushqimor sot në vëndin tonë has në shumë problematika që vijnë nga faktorë të ndryshëm por që kryesisht kanë karakter legjislativ . Përpjekjet drejt suksesit dhe njëkohësisht lufta për një pozicionim të mirë në treg e bëjnë këtë biznes nga më të vështirët në treg kur vjen puna të flasim për Retail por aq sa edhe më të thjeshtin nëse do nënkuptojmë ‘’dyqanet e lagjes’’ ose si ndryshe quhen nëpër koferenca, raporte ose deklarata të natyrës statistikore , Bizneset e Vogla .

Drejtimi i një shoqërie në këtë fushë për një kohë të gjatë dhe kalimi i të gjitha kohëve zhvillimore që natyralisht ka përshkruar edhe ky biznes përgjatë viteve pas 90 e deri më sot , më ka bërë të kuptoj qartazi se Ne nuk duam dhe Jo nuk mundemi . Këtu analiza , pa dashur të hy shumë në të thella profesionale, kthen të gjithë treguesit e saj kryesisht drejt faktorit Shtet dhe zbatueshmërisë së ligjit.

Ndoqa me vëmëndje fjalimin e Ministritit Çuçi në foltoren e Parlamentit rreth ndryshimeve në ligjin e Ushqimit dhe të them të drejtën më erdhi mirë për vendimin dhe punën e bërë në marrjen përsipër të një nisme kaq të rëndësishme siç është ndryshimi i një Ligji por njëkohësht edhe keq për sesi dhe ku po përpiqemi ta ndryshojmë .

Ajo ç’ka kuptova më shumë ishte një qasje tjetër ndaj sipërmarrësit ku në vënd të ashpërsimit të gjobave ose shpeshtimit të kontrolleve, AKU’ja do udhëhiqet nga historiku i vlersimit të biznesit në kohë (në raport me kontrollet)  duke reduktuar për rrjedhojë kontrollin dhe njëkohësisht duke ja bërë më të lehtë ankimimin subjektit nëpërmjet Komisionit të posaçëm që do marrë në shqyrtim kundështimet e masave . Ministri Çuçi nuk e la pa përmëndur mbështjen ndaj operatorit nëpërmjet këtyre ndryshimeve në ligj dhe patjetër ashtu si nënvizoi se nëpërmjet edhe përmirsimit , specializimit të Burimeve Njerëzore, është edhe bashkëhore krahasuar me vëndet e tjera të kontinentit.

Patjetër që të kesh Shtetin partner dhe Jo vetëm tagrambledhës është luks sidomos për Ne shqiptarët, patjetër që të ndjekësh eksperiencat e vëndeve si Irlanda është gjetje përveç se zgjidhje por a Mundemi që në këtë zallamahi të madhe ushqimore ku shitet ‘’sapuni për djathë’’ e ku ndërveprimi institucional lë për të dëshiruar aq sa si pasojë portat kufitare janë krejtësisht të gjëra sa hyn ‘’derri me gjith dos’’,  Ne të hiqemi sikur tashmë ka ardh koha e Karrotës dhe Kërbaçi duhet flakur tutje !! Kush mund të quhet Biznes i vogël me rrezik të reduktuar aq sa për t’ja bërë më të thjeshtë jetën nëpërmjet heqjes nga lista e atyre bizneseve që duhet të përmbajnë sistemin e vetkontrollit . A nuk është ky biznes vogël një rrezik i madh për Klientin (Ne e quajmë Klient jo Konsumator duke ja maximizuar rëndësinë që ka) nëse jeta e tij vihet në lojë si pasojë e helmimeve që vjnë nga ushqimet. 

Nga njëra anë , duke qenë Vetë subjekt i këtij Ligji tashmë me ndryshimet përkatëse duhet të më vijë mirë dhe ndoshta fërkimi i duarve do të ishte gjëja e duhur për të bërë por për sa kohë Moszbatueshmëria e Ligjit, ndryshimi në funksion të përmirsimit përmes masave inteligjente , bashkuese ose lehtësuese , quajeni si të doni , në vend të rritjes së kualitetit do pjellin kaos në këtë fushë atëherë më lejoni t’ju them se nuk kemi bërë asgjë.

E di që është shumë e lehtë të bësh kritikun dhe mosbesuesin por argumenti është i fortë , mendoj , dhe ç’ka ma bën edhe ta besoj ishte pikërisht numri i deputetëve (mund të numëroheshin me gishta) në kohën e fjalimit të Ministrit për një çështje kaq të rëndësishme .

AKU’ja duhet reformuar dhe kryefjala duhet të jetë Specialsti i fushës si pjesë kryesore e strukturës së saj por afrimi i saj me biznesin duhet të jetë ende i ashpër dhe aspak tolerues . Abuzimi, që me shumë të drejtë Ministri e përmëndi si një gangrenë e këtij institucioni , duhet të minimizohet por nëpërmjet vetëripërtëritjes së burimeve njërëzore dhe njëkohësisht gjetjes së skemave të vlersimit për secilin prej këtyre burimieve dhe jo tolerancës në emër të mbështetjes ndaj biznesit .

Revolucion , është ç’ka besoj fort se ka nevojë e gjitha fusha e Tregtimit dhe Prodhimit të ushqimeve në Vënd  JO përmirsim të Ligjit, Revolucion në dobi të shfrytëzimit të pasurisë që kemi si një vënd mesdhetar me klimë të mrekullueshme , në dobi të mirqënies së gjithsecilit që padiskutim fillon nga çfarë vendosim në tryezë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog bledi çuçi jonald agolli bledi çuçi jonald agolli

Sondazh

Insights 14 February 2020, 17:19

Turpi i varfërisë

TIRANË -Ekziston një turp për të cilin rrallë flitet në Tiranë. Turpi i varfërisë. Edhe pse populli më i varfër i Europës sipas çdo statistike kombë...

Insights 13 February 2020, 09:09

Sovranistët e lagjes (së pushtetit)

TIRANË– Nëse ishe vajzë mund të përndiqeshe deri sa të pranoje të lidheshe me një të fortë. Ishe apo nuk ishe i lagjes, nëse nuk u bindeshe mundet të përfu...

Insights 7 February 2020, 21:22

Ju që shani Alketën, pini uthull!

TIRANË- Çfarë nuk u tha e çfarë nuk u shkrua për Alketa Vejsiun për daljen mbrëmë në Sanremo. Por shprehja që më ka lënë pa fjalë ishte: Na t...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin