Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ai i Kinës Xi Jinping dhe Rusisë Vladimir Putin do të takohen për herë të parë në një samit të përbashkët trepalësh në Shenzhen. Çfarë pritet?

KINË- Ky takim që do të zhvillohet të enjten është cilësuar si historik nga shumëkush ndaj edhe pritjet janë të mëdha. Në Shenzhen do të taohen Presidenti i SHBA-së Donald Trump, Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe Presidenti rus Vladimir Putin për herë të parë në një samit të përbashkët trepalësh. Shenzhen gjendet në jug të Kinës, pranë Hong Kongut.
Disa politikanë e kanë krahasuar samitin me Konferencën e Jaltës të vitit 1945, ku liderët e fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore vendosën për riorganizimin e Evropës. Fotografia e Stalinit, Rooseveltit dhe Churchillit në atë konferencë mbetet një nga simbolet më të njohura të diplomacisë botërore.
Ndërsa Trump, Xi dhe Putin përgatiten të ulen në një tryezë të përbashkët, disa shtete druhen se liderët e tri fuqive më të mëdha bërthamore mund të diskutojnë ndarjen e zonave të ndikimit në botë. Në qendër të bisedimeve pritet të jenë edhe lufta e Rusisë në Ukrainë dhe propozimet e Putinit për një arkitekturë të re sigurie në Evropë.
Kievi është veçanërisht i shqetësuar për çdo diskutim mbi Ukrainën pa pjesëmarrjen e saj. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar qartë: "Ne nuk duam një Jaltë të dytë”, duke paralajmëruar kundër marrëveshjeve të mundshme mes fuqive të mëdha në dëm të Ukrainës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, theksoi se Putini nuk ka arritur ende objektivat e tij ushtarake dhe se Rusia nuk është në pozitë për të diktuar sfera të reja ndikimi në Evropë. Sipas tij, maksimumi që Moska mund të arrijë aktualisht është një armëpushim përgjatë vijës ekzistuese të frontit.
Rusia dhe Kina nuk pajtohen me krahasimet me Jaltën. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha se samiti ka rëndësi të madhe ndërkombëtare, por se nuk synon krijimin e një rendi të ri botëror apo imponimin e vendimeve ndaj vendeve të tjera.
Edhe eksperti kinez i marrëdhënieve ndërkombëtare, Wu Xinbo, e quajti të gabuar termin "Jalta 2.0”. Sipas tij, qëllimi kryesor është diskutimi i krizave globale dhe ruajtja e stabilitetit strategjik mes fuqive të mëdha.
Takimi zhvillohet në përfundim të samitit të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC). Një nga temat kryesore pritet të jetë stabiliteti strategjik global, përfshirë çështjen e çarmatimit bërthamor.
Putini ka propozuar disa herë rifillimin e negociatave për kufizimin e armëve bërthamore, ndërsa Shtetet e Bashkuara kërkojnë që në këto bisedime të përfshihet edhe Kina. Gjithashtu, në tryezën e diskutimeve mund të jenë zhvillimet e inteligjencës artificiale, siguria globale dhe sfidat kryesore me të cilat përballet bota sot.
Megjithëse samiti pritet të tërheqë vëmendjen e mbarë botës, analistët janë të mendimit se ai vështirë se do t'i japë fund luftës në Ukrainë. Por takimi mund të shënojë një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes tre fuqive më të mëdha të planetit./DW
NORVEGJI- Kompania norvegjeze e naftës dhe gazit Equinor ka zbuluar një sulm kibernetik në disa prej sistemeve të saj të teknolog...
PARIS- Gjykata administrative e Parisit ka pezulluar këtë të martë një urdhër të policisë me qëllim ndalesën ...
foto ilustruese IZRAEL- Izraeli ka reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë britanike për të vendosur sanksione ndaj tetë kompan...
IZRAEL- Informacionet e mbledhura nga shërbimi sekret izraelit, Mossad, dyshohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm...
SHBA- Shtetet e Bashkuara tw Amerikws po shqyrtojnë zhvillimin e një bombe të re bërthamore, e cila është identifikuar si B94. Bo...
pamje IRAN- Ushtria amerikane ka kryer një sulm ajror në ishullin iranian Qeshm, duke goditur një pozicion të përdorur për l&eum...
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë disa sulme ajrore ndaj Iranit, duke shënjestruar kështu një b...
KINË- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Shenzhen të Kinës për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqë...
TEMU BRUKSEL- Komisioni Evropian ka thelluar hetimet ndaj platformës kineze të tregtisë online Temu, për shkak të dyshimeve se...
foto ilustruese SHBA- Një valë problemesh teknike ka prekur disa prej shërbimeve më të përdorura në Shtetet e Bashku...