17 November 2026, 22:12
Nga E. D

IZRAEL- Informacionet e mbledhura nga shërbimi sekret izraelit, Mossad, dyshohet se kanë luajtur një rol të rëndësishëm në parandalimin e një atentati të planifikuar ndaj një biznesmeni izraelit në Greqi. Pas sulmit të dyshuar qëndronte një rrjet personash me lidhje të mundshme me shërbimet iraniane të inteligjencës.
Sipas raportimeve të mediave izraelite, informacionet e përcjella nga shërbimet izraelite ndihmuan autoritetet të identifikonin kërcënimin dhe të zbulonin planin për eliminimin e biznesmenit, i cili është me origjinë greke dhe ushtron aktivitet në Greqi. Ai mban gjithashtu një pozicion drejtues në një kompani izraelite dhe dyshohet se ishte monitoruar prej kohësh nga personat e përfshirë në këtë rrjet.
Në qendër të organizimit dyshohet se ishte shtetasi iranian Edris Jahangiri Mavaneh, për të cilin autoritetet e Maqedonisë së Veriut pretendojnë se kishte lidhje me strukturat iraniane të sigurisë dhe inteligjencës. Ndërkohë, në organizimin e atentatit dyshohet se ishte përfshirë edhe Naji Sharifi Zindashti, person i kërkuar nga FBI-ja, i cili akuzohet se kishte ndihmuar në rekrutimin e personave nga Shkupi dhe Kumanova për realizimin e sulmit.
Operacioni u zhvillua përmes bashkëpunimit mes autoriteteve greke dhe atyre të Maqedonisë së Veriut. Si rezultat, pesë persona u arrestuan: një në Greqi dhe katër në Maqedoninë e Veriut, të gjithë shqiptarë të RMV-së. Një tjetër person i dyshuar vijon të jetë në kërkim. Gjatë kontrolleve, autoritetet sekuestruan armë dhe municione, telefona celularë, kompjuterë, pajisje USB, shënime me të dhëna kontakti, si dhe skica që përmbanin shënime për lokacione të caktuara.
Nga hetimet paraprake rezulton se disa prej të dyshuarve kishin udhëtuar drejt Iranit dhe shteteve të tjera, ku dyshohet se kishin zhvilluar takime me personin që koordinonte planin. Sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, hetimet kishin nisur në fillim të vitit 2026 dhe ishin zhvilluar në bashkëpunim me shërbimet greke dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë./Dosja.al
Bota
17 November 2026, 22:09
E.M
SHBA- Shtetet e Bashkuara tw Amerikws po shqyrtojnë zhvillimin e një bombe të re bërthamore, e cila është identifikuar si B94. Bo...
Bota
17 November 2026, 21:56
G.M
pamje
IRAN- Ushtria amerikane ka kryer një sulm ajror në ishullin iranian Qeshm, duke goditur një pozicion të përdorur për l&eum...
Bota
17 November 2026, 21:54
E.M
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë disa sulme ajrore ndaj Iranit, duke shënjestruar kështu një b...
Bota
17 November 2026, 21:27
E.M
KINË- Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Shenzhen të Kinës për samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqë...
Bota
17 November 2026, 21:12
G.M
TEMU
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka thelluar hetimet ndaj platformës kineze të tregtisë online Temu, për shkak të dyshimeve se...
Bota
17 November 2026, 21:04
G.M
foto ilustruese
SHBA- Një valë problemesh teknike ka prekur disa prej shërbimeve më të përdorura në Shtetet e Bashku...
Bota
17 November 2026, 20:58
G.M
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara po përballen me një seri incidentesh që kanë prekur sektorë të rëndësish&eum...
Bota
17 November 2026, 20:56
E.M
SUEDI- Parlamenti i Suedisë ka votuar për përfshirjen e së drejtës për abort në Kushtetutë, duke synuar kësht...
Bota
17 November 2026, 20:50
E.M
SHBA- FBI ka publikuar ditën e sotme një paralajmërim për biznese dhe organizata në mbarë botën që mund të pr...
Bota
17 November 2026, 20:45
E. D
ANGLI- Vjedhjet e kabllove të bakrit po kthehen në një problem gjithnjë e më shqetësues në Britaninë e Madhe, duke...