LIVE UPDATES
Bota

Takimi i parë! Scholz e Biden takohen në SHBA, ndoshta pak heshtje është e dobishme

7 February 2022, 07:50 Nga DOSJA
Takimi i parë! Scholz e Biden takohen në SHBA, ndoshta pak heshtje

Olaf Scholz në prag të vizitës së tij të parë tek presidenti i SHBA-së është i rrethuar nga një vorbull paqartësish. Në Gjermani kritikët në mediat sociale kanë postuar vërejtje ironike lidhur me kancelarin Scholz, i cili me sa duket nuk e ka fort për zemër të shprehet qartë lidhur me krizën e Ukrainës. (“Dikush duhet t’i thotë Scholz-it, se ka harruar të ngrejë zërin”, komentonte një përdorues në platformëm Twitter). Aleatët e NATO-s dhe kundërshtarët politikë të Scholz-it brenda vendit janë të zhgënjyer me mosgatishmërinë e Gjermanisë për të furnizuar armë në Ukrainë.

Deklaratat e kolegut të partisë së tij socialdemokrate dhe paraardhësit të tij në postin e kancelarit, Gerhard Schröder, i cili nuk është stepur asnjëherë të mbrojë publikisht mikun e tij, Vladimir Putin, nuk i kanë ndihmuar aspak Scholz-it në këtë situatë: Schröder konsideroi duke e justifikuar përforcimin e trupave ruse si reagim ndaj manovrës së NATO-s dhe njëkohësisht e kritikoi Ukrainën për „vringëllimë shpatash”. Ndërkohë mediet gjermane kanë spekuluar për krisje në marrëdhëniet transatlantike: “Der Spiegel” shkruante në fund të janarit, se Scholz në kalendarin e tij të takimeve nuk ka gjetur kohë për një takim me Biden-in. Ky informacion u përgënjeshtrua shpejt dhe me këmbëngulje nga Shtëpia e Bardhë.

Angazhimi ende nuk është veprim

Kancelari vet të mërkurën në mbrëmje (2.02) në kanalin e dytë televiziv të Gjermanisë, ZDF, e hodhi poshtë me vendosmëri kritikën, se ai është pasiv dhe partnerët e NATO-s e konsiderojnë Gjermaninë si jo të besueshme. Ai tha, se jo vetëm po punon intensivisht me të gjithë partnerët e NATO-s, por edhe se po planifikon një takim personalisht me Putinin.

“Aleatët tanë e dinë fare mirë, se sa të vlefshëm jemi për ta”, tha ai. “Ne jemi ata, që japim kontributin më të madh ushtarak në kuadër të aleancës sonë të mbrojtjes, NATO”, tha Scholz. Këtë e di secili fare mirë. Për Europën kontinentale Gjermania është vendi, që ka shpenzime shumë të larta në këtë kontekst.” Kancelari tha gjithashtu, se asnjë vend tjetër europian nuk i ka ofruar më shumë ndihmë ekonomike sa Gjermania Ukrainës në vitet e fundit. Vizita e Scholz-it tek Putin është planifikuar për në mes të shkurtit.

Megjithatë disa vëzhgues besojnë, se Scholz duhet duhet ta sigurojë tani Biden-in se në cilën anë qëndron ai. “Scholz nuk mund të shkojë me duar bosh”, thotë Sudha David-Wilp, zëvendësdrejtore e zyrës në Berlin të German Marshall Fund (GMF). “Ai duhet ta ndryshojë status quon-ë. Në vend që të jetë i heshtur, sikurse është stili i tij, ai duhet të shkojë në Uashington me një mesazh të qartë, përse Gjermania qëndron në anën e partnerëve perëndimorë në këtë krizë të Ukrainës.”

Scholz dhe ministrja e Jashtme në qeverinë e tij, Annalena Baerbock nga partia ekologjiste, kanë folur shumë për angazhimin e Gjermanisë në partneritetin transatlantik dhe „sistemin ndërkombëtar të bazuar në rregulla”. “Por aktualisht mosveprimi i Gjermanisë duket sikur është e kundërta e politikës së bazuar tek vlerat, që ka theksuar qeveria e re”, thotë ekspertja për DW. “Angela Merkel ishte një komunikuese në kriza, ndërsa Scholz për fat të keq është shumë i tërhequr e kjo e bën të vështirë të interpretosh, se si pozicionohet qeveria e tij në këtë çështje.”

Socialdemokratët nga ana e tyre nuk shohin asnjë shkas, që të shqetësohen për raportet gjermano-amerikane. “Olaf Scholz është një transatlantik i bindur dhe këtë e dinë miqtë tanë amerikanë, kësisoj takohesh mes miqsh”, thotë Nils Schmid, zëdhënësi i partisë socialdemokrate për politikën e jashtme. “Atij nuk i duhet të rikuperojë gjë në këtë drejtim.”

Kriza e Ukrainës, sipas Schmid, do të shoqërohet nga një bashkëpunim më i ngushtë transatlantik, se sa kriza e fundit ndërkombëtare, tërheqja kaotike e NATO-s nga Afganistani verën e kaluar. I këtij mendimi është edhe Michael Werz nga “Center for American Progress” në Uashington: “Unë nuk besoj që Olaf Scholz-it i duhet të rifitojë ndonjë besim, sepse ai është një kalibër i njohur në SHBA nga koha si ministër i Financave”, i tha Werz DW-së.

Pavarësisht mendimeve të ndryshme që janë evidente përsa u përket furnizimeve me armë në Ukrainë, qeveria Scholz mund t’i ofrojë SHBA-së diçka që Merkel nuk mund ta ofronte: interesat e përbashkëta për temat e rëndësishme aktuale si Kina dhe ndryshimi i klimës.

“E gjithë qeveria e re gjermane, jo vetëm Olaf Scholz, ka ndaj Kinës një perspektivë me orietim më shumë politik [se sa ekonomik], kur bëhet fjalë për të drejtat e njeriut, normat ndërkombëtare dhe domosdoshmërinë e gjetjes së një ekuilibri të ri mes interesave ekonomike dhe standardeve politike”, thekson Werz. “Në radhë të parë me pjesëmarrjen e ekologjistëve në qeveri, mendoj, se është një hap i mirëpritur përpara.”

Të përbashkëtat për mbrojtjen e klimës

Edhe sa i përket temës së klimës shumë e konsiderojnë Biden-in politikisht më afër Scholz-it se sa me Merkel-in. Tek e fundit si Biden edhe Scholz fitoren e tyre në zgjedhje ua dedikojnë shumë votuesve të rinj, që e konsiderojnë ndryshimin e klimës si temën e jetës së tyre. Përveç kësaj si Biden edhe Scholz, siç thekson Nils Schmid, e kanë formuluar mbrojtjen e klimës si një objektiv të politikës ekonomike duke theksuar potencialin për krijimin e vendeve të reja të punës në industri të qendrueshme. Kjo ka kuptim, sepse si Gjermania edhe SHBA janë vende, ekonomia e të cilave është e varur prej ruajtjes së industrive moderne dhe me aftësi konkurruese.

Të dy politikanët kanë mjaft tema për të biseduar. “Është çështja, që të përkufizohen mes BE-së dhe SHBA-së objektiva të përbashkëta për pakësimin e emisioneve në atmosferë, në mënyrë që të mund të jenë së bashku në një klub të klimës”, thotë Schmid. “Tema tjetër është, se ne kemi interes që në teknologjitë e reja – qoftë hidrogjeni, panelet diellore, apo teknologjitë e akumulimit të energjisë – jemi bashkarisht në rrugën e studimit shkencor dhe zhvillimit.”

Uashingtoni prej kohësh është kritik ndaj gazsjellësit Nord Stream 2, tashmë i gatshëm për t’u vënë në përdorim mes Rusisë dhe Gjermanisë. Ky projekt konsiderohet si një ndër më të preferuarit e socialdemokratëve, dhe kancelari Scholz së fundi ka konfirmuar, që në rast të një ndërhyrjeje ruse në Ukrainë gazsjellësi nuk do të vihet në përdorim.

Gjermania si një aktor kyç transatlantik?

Disa mendojnë, se Biden i ka shprehur një farë mirëkuptimi Scholz-it në krizën e Ukrainës. “Arsyeja pse presidenti Biden ka qenë mjaft i durueshëm me Gjermaninë, në kuptimin, që ai i ka kërkuar kongresit të presë për aplikimin e sanksioneve të mëtejshme, që mund të dëmtonin edhe Gjermaninë”, thotë David-Wilp GMF, “është, se ai e sheh Gjermaninë si një aktor kyç në marrëdhëniet transatlantike, jo vetëm kur është fjala për klimën, por edhe në komportimin ndaj Kinës.”

Përveç kësaj në Uashington në mënyrë diskrete ka më shumë simpati për pozicionin e Scholz-it, nga sa dukej në atmosferën e tensionuar të javëve të fundit, beson Werz. “Në diskutimin e zjarrtë aktualisht ju nuk do ta dëgjoni haptazi këtë si argument nga funksionarët e Uashingtonit”, thotë Werz, “por mendoj – vazhdon ajo – se ka një vlerësim të nënkuptuar që Scholz-it i duhet të komportohet me pakicën në partinë e tij, që është më afine ndaj Rusisë, edhe pse kjo nuk na pëlqen neve, por ai për shkak të kësaj tradite brenda SPD-së gëzon edhe një kredibilitet më të madh si partner bisedimesh ndaj Rusisë.” Me fjalë të tjera: Ndoshta pak heshtje është e dobishme në këto rrethana.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden olaf scholz shba joe biden olaf scholz shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin