LIVE UPDATES
Bota

Takimi Kosovë-Serbi, analistët amerikanë: Shkëmbimi territorial do ishte i tmerrshëm, nuk është mirë ndarja e punëve me

23 June 2020, 22:32 Nga DOSJA
Takimi Kosovë-Serbi, analistët amerikanë: Shkëmbimi

Shtëpia e Bardhë ka ftuar të shtunën Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vucic për një takim të ndërmjetësuar prej saj, në të cilin SHBA do të përpiqen të rigjallërojnë bisedimet e ngecura për normalizimin mes dy vendeve. Dy analistë amerikanë, Damon Wilson dhe Daniel Serwer folën me Zërin e Amerikës mbi pritshmëritë e takimit. Ata u intervistuan nga kolegu Ilir Ikonomi.

Ndërsa takimi i 27 qershorit afron, disa hollësi të rëndësishme janë bërë të ditura. Richard Grenell, i ngarkuari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për bisedimet Kosovë-Serbi, thotë se takimi do të përqendrohet te çështjet ekonomike, ndërsa çështjet politike do të lihen për t’u zgjidhur nga Bashkimi Evropian.

Disa kanë shprehur dyshimin se takimi në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë më tepër një spektaktakël që administrata të mund ta paraqesë si sukses të saj.

Por Damon Wilson, nënpresident ekzekutiv i organizatës “Këshilli Atlantik” në Uashington, thotë se takimi është një lëvizje e mirëseardhur.

“Bota ka ndryshuar. Kemi patur një pandemi, kemi patur një recesion botëror dhe protesta në SHBA. Por edhe në vetë rajonin ka patur mjaft drama politike. Bashkimi Evropian ndryshoi udhëheqje. E gjithë kjo krijoi përshtypjen se po humbnim momentin, se ndoshta Ballkani po dilte në fund të agjendës… Tani ne shikojmë që kjo diplomaci po intensifikohet dhe kjo është gjë e mirë.”

Daniel Serwer, i cili ka punuar prej një kohe të gjatë me çështjet e Ballkanit, nuk beson se ndarja e roleve mes SHBA dhe Bashkimit Evropian përsa i takon bisedimeve Kosovë-Serbi është një ide e mirë.

“Kjo ndarje e punës nuk ka kuptim në vështrimin afatgjatë. Evropa është në fund të fundit një bashkim ekonomik dhe Serbia e Kosova kanë ambicie për t’u bërë pjesë e këtij bashkimi ekonomik. Prandaj, që amerikanët në vështrimin afatgjatë të merren me çështjet ekonomike nuk ka kuptim, po ashtu nuk ka kuptim që evropianët të merren me çështjet politike. Sepse ndikimi dhe prestigji amerikan, sidomos aftësia e tyre për të folur me rusët do të jenë të nevojshme për të zgjidhur çështjet politike.”

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell tha të hënën se ai nuk do të bëhet pengesë për Shtetet e Bashkuara, nëse ata arrijnë t’i ulin Kosovën dhe Serbinë në bisedime për paqe. “Ne nuk jemi në konkurrencë me SHBA se kush do ta zgjidhë i pari çështjen e Kosovës,” tha ai.

“Nëse SHBA janë në gjendje t’i ulin të dyja palët së bashku, madje edhe në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë apo kudoqoftë, unë do të isha mëse i lumtur, por sot ekziston vetëm një dialog i strukturuar midis Prishtinës dhe Beogradit dhe ky është dialogu nën angazhimin e Bashkimit Evropian dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm ta shtyjë atë përpara.”

Analisti Damon Wilson ka punuar në të kaluarën në këshillin e sigurimit kombëtar të Shtëpisë së Bardhë.

“Nëse ne kemi mësuar ndonjë gjë për dekadat e kaluara… është se kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian punojnë së bashku për një qëllim të përbashkët, shanset tona për sukses janë shumë e shumë më të mëdha. Kur nuk ecim bashkë, kjo lejon palët në rajon që të krijojnë probleme, nëse shprehemi kështu dhe të na vënë kundër njëri-tjetrit. Ne kemi çështje të mëdha për të zgjidhur, duhet të jemi në një linjë dhe të kemi një qëllim të përbashkët, edhe pse kemi role të ndryshme për të luajtur.”

Nga ana e tij, zoti Serwer thotë se edhe pse nuk është i kënaqur me gjendjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për Ballkanin dhe sidomos për çështjet mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk do të thotë se amerikanët nuk do të dalin me diçka të rëndësishme në aspektin ekonomik:

“Dy gjëra do të kishin shumë kuptim nëse arrihen: Njëra është eliminimi i pengesave tregtare jo-tarifore dhe tjetra është zbatimi i marrëveshjeve teknike ekzistuese që janë çështje pothuajse tërësisht ekonomike mes dy vendeve. Do të dëshiroja që këto të bëheshin.”

I dërguari i posaçëm Richard Grenell ka përsëritur disa herë ditët e fundit se nuk ekziston ndonjë plan i fshehtë për shkëmbime territoresh si zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

Analisti Daniel Server, thotë se kjo është diçka pozitive.

“Nëse zoti Grenell thotë se nuk ekziston dhe është i gatshëm të sigurojë se nuk do të ndodhë, kjo do të më gëzonte, sepse mendoj se (ndarja territoriale) do të ishte një ide e tmerrshme. Por është gjithashtu një ide e keqe që nuk vdes kurrë. Është si një zombi që vjen përqark botës, duke pritur që dikush ta ringjallë. Dhe gjithmonë gjendet dikush që nuk e njeh Ballkanin mirë, i gatshëm për ta ringjallur.”

Marrë nga VOA

f.m/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora takimi kosove serbi 27 qershor washington takimi kosove serbi 27 qershor washington

Sondazh

Bota 23 June 2020, 17:38

MEKSIKË– Sikur mos të mjaftonte pandemia e koronavirusit, Meksika ditën e sotme është goditur ngë një tërmet 7.5 ballë ku i gjithë qyteti është alarmuar.Me...

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes