LIVE UPDATES
Ekonomi

Taksa shtesë 85 mln euro për bizneset; tatimfitimi bëhet 17%, dividendi rritet në 15%, nga 8% sot

Të dyja këto taksa do të rrisin barrën e bizneseve me rreth 8 miliardë lekë në vit, ose rreth 85 milionë euro, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave.

27 October 2026, 10:53 Nga I.A

Taksa shtesë 85 mln euro për bizneset; tatimfitimi bëhet 17%,

TIRANË- Paketa e re fiskale parashikon një rritje të barrës tatimore për bizneset vitin e ardhshëm, përmes rritjes së tatimfitimit me 2 pikë përqindje në 17%, me një efekt në buxhet 5 miliardë lekë shtesë dhe pothuajse dyfishimit të normës së tatimit mbi të ardhurat nga dividend në 15% me efekt 3 miliardë lekë.

Të dyja këto taksa do të rrisin barrën e bizneseve me rreth 8 miliardë lekë në vit, ose rreth 85 milionë euro, sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Financave.

Tatim fitimi propozohet të rritet nga 15 në 17%

Në ndryshimet e propozuara në ligjin për tatimin mbi të ardhurat parashikohet rritja e normës standarde të tatimit mbi të ardhurat e korporatave nga 15% në 17%.

Sipas relacionit që shoqëron projektligjin ky ndryshim synon përshtatjen e politikës tatimore me objektivat afatmesëm të politikës fiskale, duke kontribuar në një shpërndarje më të balancuar të barrës tatimore ndërmjet kapitalit dhe punës dhe në forcimin e qëndrueshmërisë fiskale.

Kjo ndërhyrje legjislative, sipas relacionit mbështetet në argumentet e mëposhtme:

  • Rishikimi i kontributit fiskal të korporatave: Rritja e normës së tatimit mbi të ardhurat e korporatave nga 15% në 17% synon një shpërndarje më të balancuar të barrës tatimore, duke rritur kontributin e të ardhurave nga fitimi në raport me të ardhurat nga punësimi. Kjo masë vlerësohet të ketë një efekt pozitiv në të ardhurat buxhetore prej rreth 5 miliardë lekësh në vit.
  • Mbrojtja e plotë e biznesit të vogël dhe e të vetëpunësuarve: Ky ndryshim prek vetëm subjektet e tatimit mbi të ardhurat e korporatave sipas nenit 41, ndërkohë që mbetet plotësisht në fuqi norma 0% deri më 31 dhjetor 2029 për të gjitha subjektet (individë tregtarë, të vetëpunësuar dhe entitete) me të ardhura bruto vjetore deri në 14 milionë lekë sipas nenit 69, pika 1, shkronja “dh” të ligjit, si dhe normat tatimore për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar sipas nenit 24, pika 2. Po ashtu, norma 17% ruan një ekuilibër të plotë me konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe mbetet ndjeshëm nën mesataren e vendeve të Bashkimit Evropian (rreth 21,5% në BE).

 

Tatimi mbi të ardhurat nga dividend bëhet 15%, nga 8% që është sot

Një tjetër ndryshim që rrit barrën për bizneset lidhet me rishikimin e normës së tatimit mbi të ardhurat nga dividendët, duke e rritur atë nga 8% në 15% në të tria dispozitat e ligjit nr. 29/2023 që rregullojnë taksimin e dividendit:

  • në nenin 24, pika 3 (neni 2, pika 2 i projektligjit), ku shkronjat “a” (8% për dividendët) dhe “b” (15% për çdo zë tjetër të të ardhurave nga investimi) shkrihen në një dispozitë të vetme të unifikuar: “3. Të ardhurat nga investimi tatohen me normën 15%.”;
  • në nenin 41 (neni 5 i projektligjit), ku norma tatimore për dividendët përcaktohet në 15%, pa zbritur asnjë kosto; dhe
  • në nenin 59 (neni 7 i projektligjit), ku hiqet ndarja e mëparshme prej 8% për dividendët dhe unifikohet në një shkallë të vetme prej 15% norma e tatimit të mbajtur në burim për të gjitha të ardhurat dhe pagesat sipas nenit 58 të ligjit.

Kjo ndërhyrje legjislative, sipas relacionit shoqëruese mbështetet në argumentet e mëposhtme:

  • Harmonizimi i plotë brenda sistemit të të ardhurave nga investimi dhe frenimi i arbitrazhit tatimor: Aktualisht, legjislacioni tatimor parashikon aplikimin e normës tatimore prej 8% për të ardhurat nga dividendët, ndërkohë që të gjitha kategoritë e tjera të të ardhurave nga investimet (interesat, qiratë, honoraret, fitimet kapitale nga tjetërsimi i pasurive të paluajtshme, titujve, instrumenteve financiare dhe kripto-aseteve) dhe pagesat objekt i tatimit në burim tatohen me normën 15%, ndërsa të ardhurat nga punësimi tatohen me normat progresive 13%, 23% dhe me këtë projektligj deri në 32%. Kjo diferencë e theksuar mund të krijojë stimul për arbitrazh tatimor përmes deklarimit të pagave të ulëta nga ortakët/drejtuesit dhe tërheqjes së fitimeve si dividendë me 8%, ose rikarakterizimit të pagesave të tjera në dividendë. Unifikimi i normës së dividendit në 15% me të gjitha të ardhurat e tjera nga investimi siguron një trajtim konsistent e neutral, eliminon dualitetin e normave në nenin 24(3) dhe nenin 59, si dhe ruan konkurrueshmërinë e plotë rajonale të Shqipërisë (në të njëjtin nivel me Serbinë dhe Malin e Zi që aplikojnë normën 15%).
  • Stimulimi i riinvestimit të fitimeve: Rritja e tatimit mbi shpërndarjen e dividendit nga 8% në 15% dekurajon tërheqjen pasive të kapitalit për konsum dhe nxit shoqëritë tregtare që fitimet e realizuara t’i riinvestojnë në zgjerimin e aktivitetit, modernizimin teknologjik dhe hapjen e vendeve të reja të punës (pasi fitimi i pashpërndarë dhe i riinvestuar nuk i nënshtrohet tatimit mbi dividendin, ashtu siç mbetet në fuqi përjashtimi në pjesëmarrje sipas nenit 29 të ligjit).
  • Efekti i rëndësishëm buxhetor: Bazuar në të dhënat e realizimit dhe parashikimit për vitin 2026, baza e tatueshme vjetore e të ardhurave nga dividendët dhe aksionet arrin në rreth 86,96 miliardë lekë (86 962 734 452 lekë), ku rritja e normës me 7 pikë përqindjeje (nga 8% në 15%) ka një potencial teorik prej 6 087,39 milionë lekësh. Duke marrë në konsideratë edhe ndikimin e rritjes së normës tatimore në vendimmarrjen e shoqërive për shpërndarjen dhe destinimin e fitimeve (prirjen për të mbajtur e riinvestuar një pjesë më të madhe të fitimit), efekti pozitiv neto në të ardhurat buxhetore vlerësohet në +3 043 695 706 lekë në vit (ose rreth +3,04 miliardë lekë në vit)./Monitor.al

Paketa fiskale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin