Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
‘Tani nuk është koha të heqim dorë, nuk ka mbaruar ende’, Biden akuzon guvernatorët republikanë mbi planet pë
4 March 2021, 11:25Nga DOSJA
SHBA- Joe Biden kritikoi guvernatorët republikanë të Teksasit dhe Misisipi të Mërkurën, duke i quajtur vendimet e tyre për t’i dhënë fund mbajtjes së maskës në të gjithë shtetin “një gabim të madh”.
Presidenti amerikan tha se vendi ishte në kufirin e të qenit në gjendje të ndryshonte rrënjësisht natyrën e këtij virusi me shpërndarjen e vaksinave dhe shtoi: “Gjëja e fundit që na duhet është mendimi i Neandertalit që ndërkohë, gjithçka është në rregull”.
Sipas Guardian, zyrtarët e shëndetit publik kanë shprehur gjithashtu mosmiratimin ndaj shteteve të SHBA-së që po heqin mbajtjen e maskave dhe po rihapin bizneset. Ata nxitën që masat e sigurisë ishin ende thelbësore pavarësisht nga njoftimi i Biden më parë këtë javë se administrata e tij ishte përpara afatit për vaksinimin e të gjithë të rriturve amerikanë kundër koronavirusit.
Presidenti të martën njoftoi se SHBA-ja pret që të ketë mjaft vaksina të koronavirusit për të gjithë të rriturit deri në fund të majit, dy muaj më herët sesa parashikohej, pasi administrata e tij njoftoi se prodhuesi i ilaçeve Merck do të ndihmonte në prodhimin e rivalit Johnson & Johnson që u miratua nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) fundjavën e kaluar për përdorim urgjent.
Njoftimi i tij erdhi kundër një sfondi të shteteve që lëvizin për të lehtësuar kufizimet e tyre të lidhura me virusin, pavarësisht se zyrtarët shëndetësor paralajmëruan se kjo gjë do të ishte e rrezikshme. Biden inkurajoi të gjithë amerikanët që të vazhdonin të mbanin maska për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.
“Tani nuk është koha të heqim dorë. Ka dritë në fund të tunelit, nuk ka mbaruar ende.”- tha presidenti,
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka publikuar rezultatin përfundimtar, ku fitues është shpallur Lëvizja Vetëvendosje.Sipas Gazeta Express, në b...
BOTË– Shifrat e infektimeve me Covid-19 dhe vdekjet e shkaktuara vazhdojnë të rriten, pavarësisht se të gjitha vendet janë në ’luftë’ me kohën për sigurimi...
KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Me anë të një postimi në Facebook, LVV-ja ka falënderuar vot...
KOSOVË-Kosova ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku fituese është Lëvizja Vetëvendosje. Ndërkohë, në Gazeta Express, është publikuar edhe l...
KOSOVË– Drejtuesja e iniciativës “Guxo” dhe kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmani, është zyrtarisht kanditatja më e votuar në hi...
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje shpallet fituese e zgjedhjeve. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (...
RUSI – Rusia pret që disa vende të Bashkimit Evropian të miratojnë përdorimin e vaksinës së saj Sputnik V këtë muaj dhe Moska mund të sigurojë vaksina për 50 mi...
BRITANI– Vaksinat e autorizuara që janë modifikuar për t’u mbrojtur nga variante të reja nuk do të kenë nevojë të fillojnë një proces të ri aprovimi ose t’i nën...
SHBA– Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken deklaroi të mërkurën se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë sprova “më e madhe gjeopol...
KOSOVË-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e sotme do të publikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhje. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, ende pa u shpallu...