LIVE UPDATES
Politike

Të paraburgosurit e 302-shit në greve urie, Berisha ngre alarmin: Po i lënë pa mjekim, po i torturojnë

30 July 2019, 18:21 Nga DOSJA
Të paraburgosurit e 302-shit në greve urie, Berisha ngre alarmin: Po i

TIRANË- Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me grevën e urisë që ka nisur sot në burgun 302 në Tiranë. Në një reagim në Facebook, Berisha shkruan se  të burgosurit po i lënë pa mjekim hde po i torturojnë.

Ai u ka bërë thirrje autoriteve që të nisin menjëherë hetimet dhe të reagojnë në lidhje me ëktë situatë, që sipas tij është alarmante.

POSTIMI I PLOTË

Greve urie e te paraburgosurve ne burgun ne 302!

Burgjet e narkoshtetit shqiptar burgje ferri!
Vrasje mizore te servirura si suicide, tortura shtazore, lenie pa mjekim dhe vdekje nga semundje te pamjekuara, kjo eshte gjendja katastrofale ne burgjet e narkoshtetit te Edvin Kristaq Mafise.

Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te narkoshtetit shqiptar dhe te konsiderojne ndershikimn sipas nenit 4 te Konventes se OKB Kunder Tortures te rregjimit te kakistokrasise te Edvin Kristaq Mafise.

Lexoni me poshte raportimin e mediave per greven e urise te te paraburgosurve ne burgun 302. sb

Të gjithë të paraburgosurit e Institucionit të Ekzekutimeve të Vendimeve Penale Nr. 302, “Mine Peza”, Tiranë që prej ditës së sotme në orën 12.00, kanë hyrë në grevë urie pa afat.
Qëllimi i grevës së urisë sipas tyre, është respektimi i të drejtave dhe lirive themelore dhe plotësimi i kushteve të vendosura në letrën publike drejtuar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministres së Drejtësisë, Prokurores së Përgjithshme dhe Përfaqësive të Huaja në Republikën e Shqipërisë.

Të burgosurit kanë 8 kërkesa që kërkojnë t’u plotësohen, duke nisur nga ajrimi si në të gjitha institucionet e tjera penitenciare (IEVP) në Shqipëri.
takime shtesë me familjarët për raste gëzimi ose hidhërimi, aktivitete kulturore-sportive apo dhe përmirësim i cilësisë së ushqimit. Gjithashtu ata kërkojnë edhe një rishikim të sistemi 41-bis, duke u shprehur se ka filluar represioni psikologjik.
Kjo nuk është hera e parë që të burgosurit e burgut 302 hyjnë në grevë urie. Dhe në mars të këtij viti ata kundërshtuan cilësinë e ushqimeve në burg dhe moslejmin e takimeve me familjarë.

LETRA E PLOTË
Të nderuar në respekt të detyrës tuaj në zbatimin e ligjit dhe Kushtetutës në Republikën e Shqipërisë. Ju drejtohemi ju si organet më të larta ligjzbatuese në vendin tonë, duke parë që po na shkelen të drejtat më themelore të njeriut në të gjitha institucionet penitenciare (IEVP) në Shqipëri.
Të nderuar: Dëgjojmë me vëmendje çdo ditë të artikulohet reforma në drejtësi dhe zbatimi i saj dhe nuk po kuptojmë se si do të zbatohet kjo reformë në kushtet aktuale?? Ku njeri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit. Thuhet se do të përmirësohet profesionalizmi në hetim dhe në gjykim. Kur sot në vitin 2019 gjykata merr vendime në bazë të bindjes juridike dhe me indicie përgjimesh pa kurrfarë fakti. Nuk e kuptojmë pse me dy standarde Kryeministri dhe ministrja e Drejtësisë artikulojnë se nuk mund të dënosh me përgjime dhe pa fakte kurse ne na gjykojnë pa fakte dhe me përgjime të turpshme, si dhe duke qenë të paaftë profesionalisht kanë nxjerrë termin “Organizate kriminale”.
Thonë se ka vakum ligjor nuk ka institucione dhe i shkelin ligjet me të dy këmbët, i thyejnë afatet ligjore pa kriter, na mbajnë në burg dhe nuk japin asnjë shpjegim. Simboli i drejtësisë Peshorja e famshme ka vite që anon në një krahë, atë të organit të akuzës, ndërsa mbrojtja thonë: Nuk e dimë çfarë po bëhet?! Me të drejtë pyesim çfarë po bëhet me ne?? Thonë që kemi presion politik dhe nga ndërkombëtarët, si dhe dizinformojnë edhe mediat. Ka filluar represioni psikologjik duke na ofruar ligjin e institucioneve të drejtësisë italiane, atë të 41/Bis.
Të nderuar zonja dhe zotërinj ky ligj ka specifikën e ligjit dhe aplikohet për “organizata mafioze”. Pyetja është: A ka organizata mafioze në Shqipëri?

Të paraburgosurit e burgut “302” në Tiranë janë futur në grevë urie pasi kërkojnë kushte më të mira. Të paraburgosurit i kanë dërguar letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Drejtësisë dhe presidentit Ilir Meta, e cila përmban 8 pika,  ku kërkojnë respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.  Mësohet se të burgosurit kanë hyrë në grevë urie pa afat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike greve urie sali berisha të burgosurit në grevë urie greve urie sali berisha të burgosurit në grevë urie

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin