LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Të mirëmbajmë ‘shtëpitë publike’ e të hapim të tjera”/ Si u kapën në një “Bordello” të Korçës 12 të r

9 January 2020, 10:59 Nga DOSJA
“Të mirëmbajmë ‘shtëpitë publike’ e

Memorie.al publikon historinë e panjohur të “Shtëpive publike” të periudhës së Monarkisë së Zogut në fillimin e viteve ’30-të, të cilat ishin hapur dhe funksiononin rregullisht në disa nga qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe për këtë  disa gazeta, si “BESA” me anë të një artikulli të datës 4 gusht 1934 u bënte thirrje bashkive që të kujdeseshin më shumë për mirmbëjtjen e kontrollin e “Shtëpive të seksit”, pasi ato ishin lënë në gjendje të mjeruar dhe duke u kujdesur për to, do shpëtonin nga plaga e homoseksualitetit dhe manuskerizmit. Si u kapën në një “Bordello” të Korçës 12 të rinj me bindje komuniste, pas urdhërit të Prefektit Abedin Nepravishta dërguar xhandarmërisë për kontrollin e lokaleve ku propagandohej dhe shpërndahej literature bolshevike?!

Edhe pse kanë kaluar gati tre dekada nga hapja e Shqipërisë me botën e jashtëme, çështja e shtëpive publike në vëndin tonë nuk është marrë kurrë seriozisht në konsideratë nga ana e organizmave përkatëse të shtetit e shoqërisë sonë. Përveç disa shkrimeve shumë të rralla në shtypin e përditshëm dhe të ndonjë emisioni televiziv që e ka prekur kete çështje, vazhdon të mbetet ende një tabu. Një nga argumente apo barrierat kryesore që ka ngritur opinioni kundër hapjes së tyre, është ai që ka të bëjë me mungesën e traditës të këtyre shtëpive publike në vëndin tonë. Por a qëndron në të vërtet kjo gjë? Duke përjashtuar periudhën e regjimit komunist e cila krijoi një “vakum” në këtë çështje, që nga koha e pushtimit osman, “Shtëpitë e seksit” nuk kanë munguar kurrë në vëndin tonë.

 Shtëpitë publike legale apo siç janë njohur ndryshe në zhargonin popullor, si: “Bordello”-t, apo “Kuplara”-t, për herë të parë në Shqipëri janë hapur  nga fillimi i viteve ’30-të në disa prej qyteteve më kryesore të vëndit si në: Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Vlorë etj. Në ato vite pjesa më e madhe e “grave të përgjithëshme” siç konsideroheshion në dokumentet zyrtare, apo “prostitutave” në zhargonin popullor, që ushtronin profesionin e tyre në ato “Shtëpi seksi”, ishin vëndase, por kishte edhe nga Mali i Zi e Maqedonia. Lulëzimi i shtëpive publike në vëndin tonë ka ndodhur në vitet 1939-‘44, në periudhën e pushtimit të vëndit nga italianët e gjermanët, e cila ka qenë dhe koha më e artë e tyre. Në këtë drejtim një rol të madh luajti ushtria italiane e cila bashkë me armët e rënda, solli me vete në vëndin tonë edhe disa vajza të reja që i punësuan në ato shtëpi për të kënaqur epshet e tyre. Gjatë kësaj periudhe pjesa me e madhe e prostitutave që u punësuan në ato shtëpi seksi, ishin serbo-malazeze e maqedonase. Por me kapitullimin e ushtrisë italiane dhe mbarimin e luftës, kapitulluan edhe ato shtëpi publike për të mos u hapur kurrë më. Të pakët deri më sot.

Diku nga fillimi i Rrugës së Kavajës, në krah të godinës ku sot ndodhet Instituti i Kulturës Popullore, gjendet një shtëpi e madhe pothuaj krejtësisht e rrënuar. Edhe pse pas viteve ’90-të kërkesa për strehim apo troje ndërtimi ka qenë mjaft e madhe, asaj shtëpie nuk i është afruar njeri dhe ende nuk i ka dalë i zoti?! Banorët e vjetër të Tiranës dhe të asaj lagje të cilët e kanë jetuar periudhën e para Luftës apo atë të Monarkisë së Zogut, e mbajnë mënd mjaft mirë se përse ka shërbye ajo shtëpi. Kjo ka qenë një “Shtëpi publike” e cila ka funksionuar legalisht deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944.

Dhe nisur nga ky fakt, me vendosjen e regjimit komunist të zotët e saj e braktisën për të mos u kthyer më aty. Lidhur me ekzistencën e shtëpive publike dhe traditën e tyre në vëndin tonë, bën fjalë dhe shkrimi i mëposhtëm të cilin e kemi shkëputur nga shtypi i viteve ’30-të (Gazeta Besa, 4 gusht 1934) dhe po e botojmë të plotë.

Gazeta “Besa”: Të mirëmbahen shtëpitë publike

Sot po na bjen rasa me fol mbi një argument që shumëkush ka për t’a mbajtë për të neveritshëm. Por s’ashtë kështu pra. Ata qi do ta marrin në të tillë mënyrë, le të hedhin shikimin në shtete të tjera e të vërejë se ç’rëndasi u jepen këtyre shtëpijave. Shofim se në qytetet e Shqipnis mungojnë përgjithësisht këto shtëpija publike, dhe aty ku ekzistojnë janë të mbajtuna me aq pakujdesi sa mbjellin vdekjen në popullin t’onë, sidomos, në djelmëninë, baza e kombit. Tue mungue të tilla vande nëpër qytetet e ndryshme e sidomos të vogla, popullit u epet rasa për m’u shtyem ndër vese të tjera të damëshme për të e për Shtet. Dy plagët që shkatërrojnë për së forti popullatën t’onë janë: homoseksualiteti dhe manuskerizmi. Si njena dhe tjetra janë shkatërrues në pikpamjen morale e materjale dhe rrjedhin nga mungesa e grave dhe disa shkaqe të tjera. Homoseksualiteti fiziologikisht, asht kundra ligjev njerzore e natyrore. Njeti janë gjetë edhe shum asish që e kanë mprojtë, por megjithë këtë kushdo qi mendon e gjikon me arsye të shëndoshtë e minien e urren. Ky akt asht rrënimi i shoqnis. Pse të exitojë atë botë grueja? Dermohet familja. Kështu kemi mungesë lindejsh për të cillën kaq herë ankohemi. Dermojet shoqënia, sepse shumëzimi i lindjeve asht faktori i parë i qytetnimit të njaj populli.

“Të kujdesen Arsimi e Bashkitë”

Për edukimin dhe ambjentin shpresojmë se do të kujdest arsimi. Sot po duem vetëm t’i sillemi Bashkive qi të kujdesen për hapjen e shtëpijave publike, qi kështu m’u mprojtë e m’u larguem nga kto dy të këqia për popullin t’onë. Në një rasë tjetër do të flasim ma gjatë. Për ma tepër duhet të përpiqen për mirë mbajtjen e tyre. Lypet që bashkitë të marrin masat e duhuna për me i lshuem kto shtëpija në kontrollimin e mjekëve të zotët për të tilla kujdesje, dhe të specjalizuem për sëmundje venerike, d.m.th. në dorë t’ atyne doktorave qi të jenë të aftë me bamë djagnostikën e këtyne sëmundjeve simbas methodave shkencore. Ata doktora që nuk janë të praktikuem për të tilla sëmundje, kishte me u dashtë që të bajshin një kurs, edhe të shkurtë, dhe kshtu me përballuem kto sëmundje venerike e sidomos frengjyzën (syphilis) qi na ka muejt. Në ktë mënyrë do t’i sillet nji shërbim i madh popullit dhe shtetit shqiptar tue përgatitë bijë të vlefshëm për atme e Njerzimin”. (Trinitas)

“Prefekti Abedin Nepravishta në ’34-ën arrestoi 12 komunistë në një ‘Bordello’ të Korçës”

Një nga ato qytete të Shqipërisë ku gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut dhe asaj të pushtimit fashist të vëndit, në ato pak shtëpitë publike, ka qenë edhe qyteti i Korçës. Në ato vite aty ka pasur disa “Shtëpi publike” legale apo dhe të fshehta, të cilat frekuentoheshin kryesisht nga të rinjtë e qytetit. Hapja e shtëpive publike në atë qytet e ka zanafillën që në fillimin e viteve ’30-të kur shumë nga korçarët që kishin punuar si emigrantë në shtete të ndryshme të botës si në: SHBA, Australi, Rumani etj., u kthyen në qytetin e tyre me një mentalitet tjetër. Mbi ekzistencën e shtëpive publike në qytetin e Korçës dëshmojnë më së miri edhe disa dokumenta arkivore që i përkasin viteve ’30-të, të cilat bëjnë fjalë mbi veprimtarinë e Zyrës Sekrete të asaj Prefekture. Aty nga viti 1934, pas një urdhëri nga Ministria e Brendëshme në Tiranë, Prefekti i Korçës Abedin Nepravishta udhëzoi me shkrim Qarkomandën e Xhandarmërisë për të ushtruar një kontroll të rreptë në disa shtëpi dhe lokale që frekuentoheshin prej disa personave që dyshoheshin për përhapjen e literaturës bolshevike. Gjatë atij kontrolli në një nga “Shtëpitë publike” të qytetit të Korçës e cila ushtronte legalisht aktivitetin e saj, xhandarmëria arrestoi 12 persona të skeduar si komunistë dhe si të dyshuar për përhapjen e ideve e literaturës së ndaluar. Një pjesë e këtyre personave të ndaluar, në fundin e viteve ’30-të formuan Grupin Komunist të Korçës, duke u bërë eksponentët kryesore të Lëvizjes Komuniste në Shqipëri. Njëri prej tyre që figuronte i pari në listën e Zyrës Sekrete të Prefekturës së Korçës, gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, mbajti funksione të larta në diplomaci.

Marrë nga Memorie.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

dikur dikur mbreti zog shtepite publike mbreti zog shtepite publike

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa