"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Lumi del nga shtrati, 24 viktima në Indi, mes tyre 5 fëmijë
18 October 2021, 10:41Nga DOSJA
INDI – Të paktën 24 persona kanë vdekur nga vërshimet në jug të Indisë, pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë dëmtuar shtratin e ujit të lumenjve. Pesë fëmijë janë në mesin e të vdekurve.
Ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet pasi disa persona janë ende të zhdukur. Shumë shtëpi i ka marrë uji dhe njerëzit janë bllokuar në rajonin Kotajam në shtetin Kerala.
Incizimet nga ajo zonë kanë shpërfaqur një autobus me pasagjerë duke u shpëtuar pasi rrotat janë bllokuar në ujë. Kotajam dhe Iduki janë dy rajonet e prekura më së keqi. Disa ditë me mot të tillë kanë rezultuar edhe me rrëshqitje të dheut. Shumë helikopterë janë duke u përdorur për të dërguar furnizime në zonat ku janë bllokuar njerëzit, kanë thënë zyrtarët. Mijëra persona janë evakuuar dhe mbi 100 kampe të shpëtimit janë krijuar në shtetin Kerala, kanë thënë autoritetet.
Kryeministri indian, Narendra Modi, ka thënë të dielën se ka folur me autoritetet e këtyre zonave rreth situatës së krijuar.
“Është ditë e rëndë që kanë vdekur shumë persona për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjeve të dheut në Kerala. Ngushëllimet e mia për familjarët”, ka thënë Modi.
SHBA – Në vitin 2017, kirurgu Vinod Balashandran botoi një studim në revistën shkencore “Nature”, duke shpjeguar një fenomen interesant që ai kishte zbul...
KOSOVË– Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), nga dita e djeshme deri sot ka pranuar 21 ankesa lidhur me procesin e djeshëm zgjedhor në ...
ITALI – Policia italiane zbuloi të shtunën në një fermë në Reggio Calabria, Itali, më shumë se 700 bimë kanabis si dhe 235 brejtës të ngrirë të mbajtur në...
POLONI– Mijëra njerëz demonstruan në Varshavë të dielën kundër kthimit të emigrantëve në kufirin Poloni-Bjellorusi. Demonstruesit marshuan nëpër qendrën e...
SPANJË– Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez duke folur me mbështetësit në fund të kongresit tre-ditor të Partisë Socialiste në Valencia, u zotua të ...
LUKSEMBURG – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, pritet që të hënën të mblidhen në Luksemburg, për të diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimo...
KOSOVË– Pas numërimit të gati 99% të votave në zgjedhjet lokale të mbajtura ditën e djeshme në Kosovë, tashmë në 21 komuna do të mbahet raundi i dytë...