LIVE UPDATES
Aktualitet

Të saporikthyer me chartera në Shqipëri, polakët nisin sezonin me konjak e raki, serbët preferojnë “Skënderbeun”

4 July 2021, 05:23 Nga DOSJA
Të saporikthyer me chartera në Shqipëri, polakët nisin

TIRANË– Të saporikthyer me chartera, polakët kanë bërë blerjet e tyre të konjakut e rakisë, ndërsa ukrainasit dhe bjellorusët, edhe pse aktivë, janë më të moderuar në shpenzime. Serbët preferojnë konjakun “Skënderbeu”

Dyqanet e suvenirëve janë disa prej njësive që gëlojnë nga turistët e huaj në pikun e sezonit veror. Në vitin 2020, këto dyqane raportuan ecuri të dobët. Pjesa e turizmit mbarëshqiptar, që ishte turisti kryesor i cili e vizitoi vendin vitin e shkuar, zakonisht nuk ka interes për të blerë suvenirë. Duket se situata ka nisur të ndryshojë për mirë këtë vit. Pas lehtësimit të masave kufizuese ndaj Shqipërisë nga disa vende, edhe biznesi i suvenirëve ka nisur të rigjallërohet.

“Mendoj që po fillon mirë, ndoshta më mirë sesa e prisnin shumica. Bizneset e konsoliduara arritën të mbijetojnë edhe gjatë situatës së pandemisë, ndërsa ato më pak të konsoliduara, sigurisht që në disa raste kanë dalë nga tregu. Nëse flasim për turizmin në përgjithësi shohim që kanë nisur të vijnë polakët në zonën e Durrësit, presim të vijnë italianët apo edhe emigrantët dhe do të ketë gjallëri më të madhe sesa një vit më parë. Kurse për biznesin e suvenirëve mbetet për t’u parë nëse ardhja e grupeve të turistëve do të reflektohet në një rritje të ngjashme. Pavarësisht situatës së vështirë, ne jemi përpjekur të mbijetojmë. Si biznes në Durrës, ku së pari morëm goditjen e tërmetit dhe më pas edhe atë pandemisë, gjërat i kishim edhe më të vështira dhe u detyruam t’i drejtohemi kredisë për të mos u mbyllur. Kemi shtuar produktet dhe shpresojmë të kemi një vit më të mirë siç po duken shenjat e para” – shprehet Nereada Kulla, nga “Marigo Souvernirs”, në Durrës.

Ajo pohon se u jep përparësi produkteve shqiptare, të artizanëve, apo grave në disa zona tipike, të cilat, edhe pse nuk janë të licencuara, ofrojnë punime dore cilësore dhe me interes për të huajt.

“Pjesës shqiptare i kushtoj gjithmonë më shumë vëmendje. Punimet artistike, për shembull, i marr në zonën e Zadrimës. Në Krujë marr rrugicat. Në Shkodër, kostume, gliko, sapun dhe vaj ulliri. Te disa zonja në Kavajë, qilimat kurse qeleshet në Prizren dhe Shkodër. Punimet që nuk bëhen në Shqipëri i porosis nga jashtë. Kam shtuar gamën e produkteve në dyqan dhe për këtë më është dashur të bëj shumë punë në Muzeun Arkeologjik në Durrës. Kam shkuar vetë dhe kam parë ato që mund të shërbejnë si dizenjo më përfaqësues për qytetin tonë. Nxjerr bazat vetë dhe pastaj me një dizajner mundohem të bëjmë modelin. Në çdo suvenir shkruhet ‘Durrësi qytet ilir’ për ta identifikuar atë me historinë. E shënoj këtë, sepse në disa raste, të huajt vijnë me libra në duar, duke kërkuar diçka të tillë. Gjermanët, kryesisht”, thotë znj. Kulla.

Po preferencat, si mbeten ato? Çfarë pëlqejnë të marrin me vete turistët e huaj?

“Polakët blejnë mjaft dhe kanë interes për suvenirë, por më së shumti parapëlqejnë të blejnë konjakun dhe rakinë. Edhe ukrainasit dhe bjellorusët blejnë, por jo sa polakët. Ata kanë interes edhe për gjëra të vogla si magnete apo suvenirë të thjeshtë i blejnë për dhurata dhe nxiten pasi e pëlqejnë shumë Shqipërinë, të paktën duke u nisur nga përshtypjet që na japin kur na vizitojnë në dyqan. Vjet ka pasur një grup turistësh nga Serbia. Këtë vit numri pritet të jetë më i lartë dhe po të njëjtën preferencë kanë edhe ata. Sidomos për konjakun ‘Skënderbeu’. Marrin dhe suvenirë për shembull me pamjen e Durrësit, ku më e pëlqyera është “Bukuroshja e Durrësit”, por shmangin çdo gjë me simbole kombëtare. Pjesa e Kosovës dhe Maqedonisë nuk kanë shumë ndikim te dyqanet e suvenirëve. Ndoshta bëjnë diferencën tek resortet dhe hotelet për pjesën e konsumit por jo tek ne” – thotë ajo.

Lidhur me atë se çfarë mund të bëhet më mirë për të rritur turizmin dhe të gjithë industritë e lidhura me të, ajo shprehet se fakti që në dyqan shkojnë aq shumë njerëz, të cilët janë të mrekulluar nga ajo që gjejnë këtu, tregon shumë se Shqipëria nuk është një markë e promovuar sa duhet në botë.

“Shumë turistë që vijnë, thonë se nuk e njihnin Shqipërinë apo nuk e dinin që kishte kaq shumë për të parë e për të vizituar. Ndaj ajo që duhet bërë është një marketing i mirë. Biznesi po bën punën e tij për të rritur cilësinë e shërbimit dhe për të qenë në lartësinë e një sektori në rritje dhe shteti duhet të bëjë të njëjtën gjë, vetëm të promovojë Shqipërinë ndërkombëtarisht në mënyrë të vazhdueshme” – thekson znj. Kulla.

Marrë nga Monitor.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet turistet ne shqiperi turistet polake turistet ne shqiperi turistet polake

Sondazh

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...