Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Sulmi zgjati më pak se 15 minuta dhe përfundoi me arrestimin e të dyshuarit në qytetin e afërt të Coignières, pas ndërhyrjes së pesë efektivëve të policisë.
FRANCA- Një person i armatosur ka hapur zjarr ndaj kalimtarëve në periferi të Parisit, duke vrarë një person dhe plagosur pesë të tjerë. Ngjarja ndodhi të premten në Trappes dhe zonën pranë La Verrière, ndërsa autoritetet franceze po hetojnë dyshimet për një akt terrorist me motive të mundshme raciste.
Sipas autoriteteve, autori qëllonte nga një automjet në disa pika të ndryshme, përfshirë edhe pranë një këndi lojërash. Kryetari i bashkisë së Trappes, Ali Rabeh deklaroi se sulmuesi qëllonte pa dallim dhe synonte të shkaktonte një masakër. Ai e cilësoi ngjarjen si një sulm me motive të mundshme raciste dhe islamofobike.
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez bëri të ditur se autori dyshohet se përdori një armë automatike ose të ngjashme me armët ushtarake. Sulmi zgjati më pak se 15 minuta dhe përfundoi me arrestimin e të dyshuarit në qytetin e afërt të Coignières, pas ndërhyrjes së pesë efektivëve të policisë.
Mes të plagosurve është edhe një vajzë 12-vjeçare e cila u qëllua disa herë, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Sipas autoriteteve lokale, tre nga të plagosurit janë në gjendje shumë të rëndë, ndërsa hetuesit po shqyrtojnë nëse viktimat janë përzgjedhur për shkak të racës, origjinës, kombësisë apo fesë së tyre.
Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje në kuadër të një sipërmarrjeje terroriste. Ndërkohë, kryeministri Sébastien Lecornu dhe presidenti Emmanuel Macron kanë shprehur solidaritetin me viktimat dhe kanë theksuar angazhimin e plotë të autoriteteve të sigurisë dhe drejtësisë./Dosja.al
pamje KENIA- Një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim e sipër është shembur të hënën n&eum...
Iliana Yotova BULLGARI- Bullgaria përgatitet të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 25 tetor, në një klimë të tension...
Melania Trump. SHBA- Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim të përkohshëm në qytetin Oleski, ...
Pamje nga protestat në Serbi SERBI- Serbia po përballet me një nga sfidat më të mëdha politike për presidentin Aleksa...
Ambasada e Ukrainës UKRAINË- Ambasada e Ukrainës në Uashington është evakuuar përkohësisht pasi pranë hyrjes s&eu...
Pamje nga protestat ITALI- Milano po përgatitet për një tjetër të shtunë protestash, më 24 tetor, pas trazirave të...
Ndërtesa të dëmtuara në Oleshki të Ukrainës. Ukraina dhe Rusia janë pajtuar për një armëpushim në Olesh...
Vladimir Putin RUSI- Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina pritet të zhvillojnë bisedime trepalëshe në Abu Dhabi gjatë gjysmës ...
miniera TURQI- Tre minatorë kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të g...
pamje nga protestat në Francë FRANCA- Franca ka vendosur në gatishmëri 70 mijë efektivë të policisë dhe xhandar...