Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Mbrojtësi i Milanit nuk pranon më ftesën e “Djajve të Kuq”, pasi nuk është aktivizuar në 11 ndeshjet e fundit. Në vend të tij, trajneri Mark van Bommel ka afruar talentin 19-vjeçar të Genk, Josué Kongolo.
BELGJIKE - Një situatë e pazakontë ka shpërthyer në Kombëtaren e Belgjikës, ku Koni De Winter ka vendosur të mos i përgjigjet më një ftese të përfaqësueses, pas një periudhe të gjatë pa marrë minuta në fushë. Mbrojtësi i Milanit nuk është aktivizuar në 11 ndeshjet e fundit të Belgjikës, përfshirë ndeshjet e Kupës së Botës dhe katër takimet e para nën drejtimin e trajnerit të ri, Mark van Bommel.
De Winter ka zhvilluar deri më tani tetë ndeshje me fanellën e kombëtares, me një total prej 463 minutash. Paraqitja e tij e fundit ishte në qershor, në miqësoren ndaj Kroacisë, kur u aktivizua në minutën e 67-të në vend të Alexis Saelemaekers. Që prej asaj kohe, ai ka mbetur në stol ose jashtë listës së aktivizimit.
Për dy ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, ndaj Turqisë dhe Italisë, De Winter nuk do të jetë pjesë e skuadrës. Në vend të tij, Van Bommel ka vendosur të thërrasë Josué Kongolo, mbrojtësin e Genk, i lindur në vitin 2006. Në garë për këtë pozicion ishin edhe Spileers dhe Smets, ndërsa në listë janë përfshirë gjithashtu sulmuesi Hugo Cuypers dhe portieri i AZ Alkmaar, Jari De Busser.
Trajneri belg ka shpjeguar arsyet e mungesës së mbrojtësit të Milanit, duke zbuluar se vendimi për të mos iu bashkuar skuadrës ishte personal.
“Kongolo u përfshi sepse Koni De Winter nuk ndihej rehat me faktin që kishte munguar në Kupën e Botës dhe në grumbullimin e fundit. Për këtë arsye vendosi të mos vinte. Vlerësuam gjithashtu Spileers dhe Smets, por zgjodhëm Kongolon. Është një lojtar interesant për të ardhmen”, u shpreh Van Bommel.
Megjithatë, trajneri la të kuptohet se ky vendim mund të ketë pasoja edhe në të ardhmen. “Nuk bëhet fjalë vetëm për faktin që ai ishte në tribunë herën e fundit. Është një situatë që ka kohë që zgjat. Si trajner duhet ta pranosh vendimin e tij, por padyshim që do të ketë pasoja afatgjata”, deklaroi ai.
Belgjika renditet aktualisht në vendin e tretë në Grupin 1 të Ligës A, me gjashtë pikë. “Djajtë e Kuq” do të përballen me Turqinë më 12 nëntor në transfertë, ndërsa më 15 nëntor do të presin Italinë në Stade Roi Baudouin të Brukselit, në dy sfida vendimtare për kualifikimin në fazën finale të kompeticionit.
B.T (Dosja.al)
IRAN - Jasir Asani po kalon një periudhë fantastike në futbollin aziatik, ku ka arritur të lërë pas edhe Cristiano Ronaldon n&eum...
KOSOVE - Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e radhës n...
TIRANE - Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 11-të, ku në program jan...
SPANJE - Barcelona po zhvillon një sezon spektakolar në aspektin ofensiv, ndërsa një pjesë e madhe e meritës i takon dyshes Raphi...
Marcus Rashford së bashku me Lamine gjatë një ndeshje me Barçën sezonin e kaluar SPANJE - Marcus Rashford është i bindur...
TIRANE - Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran ka publikuar listën e dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve dhe në një...
SPANJE - Emri i Rafael Nadal po përmendet gjithnjë e më shumë në diskutimet për të ardhmen e presidencës së Real M...
TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpjeguar listën e lojtarëve të grumbulluar. Ai u shpreh se është bazu...
TIRANE - Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy sfidat e fundit të ...
GJERMANI - Jürgen Klopp vazhdon të ndërtojë një Gjermani me fytyra të reja. Në listën e fundit për ndeshjet e Lig&...