LIVE UPDATES
Aktualitet

VIDEO/ “Tërmeti i vërtetë nis pas 3 janarit”, PD me banorët e Thumanës në prag të grevës së urisë, Bardhi: Strehim

31 December 2019, 12:52 Nga DOSJA
VIDEO/ “Tërmeti i vërtetë nis pas 3 janarit”, PD me

THUMANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi dhe ish deputetët Albana Vokshi, Lindita Metaliaj dhe Gent Strazimiri, u takuan me përfaqësues të mbi 100 familjeve të Thumanës, të strehuar në një nga hotelet në Shëngjin. Ata kanë paralajmëruar nisjen e një greve urie për të kundërshtuar nxjerrjen jashtë strehimit pa u siguruar më parë kushtet minimale. Sipas një vendimi të qeverisë ata duhet të dalin nga hotelet deri në 3 janar dhe për të gjetur shtëpi me qira. Bashkia e Krujës ka vendosur t’u paguajë vetëm 30 mijë lekë për person, shumë kjo e pamjaftueshme, që i detyron njerëzit të dalin në rrugë.

“Do të jetë protestë ku të gjithë këta burra dhe gra, fëmijët nuk do të hyjnë në mensë për të ngrenë bukë. Do të jetë grevë urie. Ku do ta fus kokën? Atë bonus qeveria të mos ma japë mua, por ta gjejë ajo shtëpinë, se me kaq leke, nuk gjendet shtëpi. Këto kemi ne, nuk kemi gjëra të mëdha. Kemi hall për të fut kokën në një vend, jo ma shumë.”- u shpreh një banor.

Një nga problemet kryesore për banorët që paralajmërojnë grevë urie është mungesa e informacionit dhe sorollatjet burokratike nga bashkia e Krujës.

“Ne jemi në udhëkryq, nuk dimë ku të shkojmë. Ngelëm para televizorëve, ngelëm para kamerave, na vjen edhe turp. Ku të shkoj unë me 8 vetë? Ku ta gjej shtëpinë unë me 30 mijë lekë të vjetra? Sot nuk jam duke patur frikë as Zotin që më ka fal, se ma ka pru ngushtë. Bëj 35 ditë që kam ardh këtu nuk njoh një përfaqësues, me ardh me thanë se çfarë halli ke, ku je?! Ku janë këta përfaqësues, ku janë këta njerëz që na mbajnë me rrena, me rrena gjithë jetën. Duam drejtësi, duam atë që na takon. Të paktën të fusim kokën diku me fëmijët.”- u shpreh një kryefamiljare.

“Ne jemi me rrobat e gjumit dhe nuk është kujdesur askush për ne. Ku është shteti? Ku është qeveria? Sot i duam kur jemi keq, jo kur të jemi mirë, se kur jemi mire, i bëjmë shërbim vetes vetë. Të vijë shteti dhe të shikojë me të dy sytë dhe jo me sytë qorr.”- tha një kryefamiljare tjetër që rriste e vetme 3 fëmijë.

Në emër të Partisë Demokratikë, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi  garantoi banorët e revoltuar me vendimin e qeverisë për t’i nxjerrë jashtë hoteleve pa siguruar shumën minimale për një shtëpi me qira, se opozita do të jetë zëri i tyre, duke mos lejuar që propaganda qeveritare të mbysë të vërtetën e hidhur të mijëra shqiptarëve të braktisur dhe pa shtëpi.

“Edhe unë në varfëri jam rritur, njësoj si fëmijët tuaj, prindërit aq mundësi sa kanë pasur, aq na kanë ofruar, por kemi mbijetuar. Ajo që kërkojnë fëmijët tuaj nuk janë lodrat, është shtëpia. Dy gjëra kanë të rëndësishme njeriu në jetë: jetën dhe falë Zotit jemi gjallë, dhe pronën, banesën. Tërmeti real për ju fillon tani. Ju garantoj sa herë të keni nevojë që zëri juaj të dëgjohet, shqetësimet tuaja të dëgjohen ne do të jemi përkrah jush. Ju në rrugë të madhe nuk mund të nxirreni dot.”- u shpreh zoti Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike mori dakordësinë nga banorët e Thumanës që, në emër të tyre t’i drejtojë një letër qeverisë dhe bashkisë së Krujës për të zgjidhur tre çështje urgjente.

“E para, të vijnë t’ju takojnë dhe t’ju informojnë se çfarë do të bëhet me ju. E dyta, Këshilli Bashkiak të rrisë menjëherë bonusin për qiratë. Me 30 mijë lek nuk merret dot shtëpi me qira. Në qoftë se ata mendojnë se ju mund të gjeni shtëpi me qira me 30 mijë lekë, atëherë të lirojnë shtëpitë e tyre. E treta, nëse nuk kanë besim, t’jua gjejnë vetë shtëpinë me qira dhe bashkia ose qeveria ta paguajë vetë atë.”– tha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Gazment Bardhi i bëri thirrje qeverisë të heqë dorë nga propaganda dhe t’u japë zgjidhje urgjente banorëve të pastrehë, duke mos i detyruar ata të shkojnë në grevë urie.

“Këta banorë duhet të jenë prioritet i prioriteteve për qeverinë. I garantova qytetarëve që ne do të jemi përkrah tyre. Përveçse do të ngremë zërin për problemet e tyre ne i kemi ofruar edhe zgjidhjen. Ato 150 milionë euro që do ia japë edhe në 2020ën 10 klientëve të tij me të cilët ndan paratë, t’ia heqë atyre njerëzve dhe t’ua bë në dispozicion të zgjidhjes së hallit të jetës që kanë këta qytetarë. Nuk kërkojnë gjë qejfi por një banesë ku të fusin kokën. Kanë hall jete. Kanë shpëtuar falë Zotit nga fati tragjik i humbjes së jetës, por kanë humbur gjithçka që kishin në jetë, banesën, pajisjet që kishin brenda banesës, një pjesë prej tyre ia kanë shembur shtëpitë edhe pa i njoftuar. Riapeloj, boll më me propagandë, është koha t’u jepet zgjidhje qytetarëve.”–theksoi Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Krydemokrati Lulzim Basha prej më shumë se një muaj viziton banorët e prekur nga tërmetet. Ai ka qenë në Durrës, Shijak dhe në zonën e Krujës, ku ka theksuar problematikat që kanë hasur banorët dhe ndihmat që kanë marrë nga qeveria apo vullnetarët . Kryeopozitari ka denoncuar shumë raste të familjarëve që ndodhen në çadër prej muajit shtator, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes, të cilët presin festat në të fothtë dhe pa asnjë ndihmë. 

(F.M/DOSJA.AL)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e thumanes gazment bardhi partia demokratike tragjedia e 26 nentorit 2019 banoret e thumanes gazment bardhi partia demokratike tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...