Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Bota
Tetë të arrestuar lidhur me festimin e “Vidovdanit” në Gazimestan, policia: Bën thirrje nacionaliste dhe nxitën urrejtj
29 June 2021, 07:41Nga DOSJA
KOSOVË– Si edhe çdo vit tjetër, serbët u mblodhën edhe të hënën e 28 qershorit në afërsi të Obiliqit për të marr pjesë në festimet e Vidovdanit, ditë kjo e shënuar për ta, e që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës.
As kësaj here, nuk munguan provokimet nga ana e tyre me anë të simboleve dhe formave të tjera teksa në pranga kanë përfunduar tetë persona.
Një shtetas i Malit të Zi dhe shtatë të Serbisë janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore, teksa në ndalim policor është vetëm shtetasi i Malit të Zi, për 48 orë.
Sipas detajeve nga raporti i Policisë së Kosovës, patrullat policore në dy raste gjatë kontrollit të veturave kanë gjetur armë të ftohta dhe maica me mbishkrime serbe.
Detaje nga raporti i PK-së:
Gazimestan, Prishtinë 28.06.2021 ─ 15:00. Në hapësirën e monumentit në Gazimestan, një person i dyshuar mashkull shtetas i Malit të Zi ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtjes. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari i lartcekur dhe është dërguar në stacion të policor. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë.
Veternik, Prishtinë 28.06.2021 ─ 12:00. Gjatë kontrollit të veturave të ndaluara të cilat kanë qenë me tabela të Serbisë dhe personave në të cilat kanë qenë dhe qëllim kishin për të shkuar në Gazimestan janë gjetur dhe konfiskuar armë të ftohta (mprehta) thika dhe boksa te hekurit. Me urdhër të prokurorit kujdestar janë intervistuar gjashtë te dyshuar meshkuj serb shtetas të Serbisë dhe ndaj tyre janë iniciuar raste te veçanta për secilin të cilat kalojnë në procedurë të rregullt.
Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë 28.06.2021 ─ 13:10. Është ndaluar vetura me targa të huaja të cilën e drejtonte e dyshuara femër serbe shtetase e Serbisë dhe gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur dhe konfiskuar një sprej si dhe disa maica me mbishkrime serbe. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.
KOSOVË– Kthimi i Dragica Gashiqit, me përkatësi serbe, për të jetuar në Gjakovë ka nxitur reagime brenda kësaj komune, por një protestë para banesës ...
KOSOVË– Ditën e djeshme serbët e Kosovës kremtuan festën e Vidovdanit, e cila nderon princin Lazar dhe shenjtorët serb në përvjetor të betejës së Kosovës. ...
Kur ‘Traktati i Antarktidës’ hyri në fuqi 60 vite më parë, nënshkruesit e tij nuk e kishin dhe aq të qartë se sa sukses do të kishte ai. Udhëheqësit botër...
Fuqitë perëndimore premtuan se sukseset e fundit nga Shteti Islamik në mbarë Afrikën nuk do të marrin përgjigje, duke mbështetur planet për një grup pune që do ...
PRISHTINË– Ish i Dërguari Special i Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka trazuar sërish “ujrat” e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjith&...
ITALI– Ndërsa Italia luante finalen e tetë të Euro2020 kundër Austrisë, e luajtur në Wembley të Shtunën e 26 Qershorit, një sondazh i Gleeden, sit i njohur për ...
BRITANI– Ekuipazhi britanik i një jahti luksoz pa tmerr me sy teksa një grup prej 30 balenash rrethuan jahtin dhe filluan ta sulmonin.Martin Evans, 45 vje...
GREQI– Flet për herë të parë babai i Caroline Crouch, David, i cili ka ndarë me mediat hidhërimin për humbjen e një fëmije. 78-vjeçari tha për “The Sun” ...